You Are Here: Home » Kuriozitete » ZINXHIR PAMJESH

ZINXHIR PAMJESH

                                Nga Lorena Stroka

Ma merr mendja se të gjithëve na pëlqen të shfletojmë albume me fotografi, jo rrallë herë vërejmë ndryshime, të cilat herë na gëzojnë e herë na hidhërojnë. Ja mendoni sikur të kishit në duart tuaja një serë fotosh nga qytete të ndryshme të botës të cilat me kalimin e kohës janë bërë të panjohura, sigurisht në kuptimin e mirë të fjalës. Shihni pra, disa shembuj nga e shkuara dhe dalloni ndryshimet në vite…

Një zonë në Kabul të Afganistanit para 40 vjetësh dhe në krah situata e tanishme. Shenjat e luftës janë të dukshme…

Një foto e përpunuar në mënyrë dixhitale tregon se si mund të ishte Manhatan sot, në qoftë se nuk do të kishte shkelur këmbë njeriu.

 Bombardimi në Dresden të Gjermanisë gjatë Luftës së Dytë Botërore rrafshoi të gjithë qytetin.

Qyteti Schenzen i Kinës para disa vitesh dhe në krah imazhi aktual.

Dubai

 Zona ku ndodhet Barbican Centre në Londër…

Hiroshimë: Një ndër shembujt më klasikë, nga njëra anë tmerri i mbjellë pas bombës atomike dhe nga ana tjetër lulëzimi i sotëm…

Ndërsa këtu mund të themi me plot gojën se bëhet fjalë për progresimin më të madh, pasi nuk kishte ndodhur asnjë shkatërrim natyral ose ndonjë luftë: Las Vegas, SHBA…

 

Copyright © 2008-2018 AlbStroka.com

Scroll to top