Zhgënjimi i Kadaresë
Nga Artan Mullaj
Ismail Kadare shfaqet gjithnjё e mё rrallё. Arsyeja e kёsaj tёrheqjeje mbase duhet kёrkuar nё faktin se ashtu si euforia kombёtare, qё thuajse nuk ekziston, Shqipёrisё i mungojnё motivet qё do tё mund tё bёnin krenarё shtetasit e vet. Si njё soditёs i dhembsur dhe si njё bir dёshmimtar i historisё sё vёshtirё tё vendit tё origjinёs, kokёulur pёr peisazhin e trishtё tё tranzicionit shqiptar, shkrimtari mund tё jetё i zhgёnjyer nga aventurat e shёmtuara qё kanё ndodhur gjithё kёto vjet nё Atdheun e tij.
Por mёnjanimi i tij mund tё ketё arsye tё tjera. Dihet qё Ismail Kadare ёshtё pёrballur jo pak me shkulme akuzazh ordinere dhe me shpifje sharlatanёsh, nё çdo kohё. Madje, nё gjithё kёta vjet, shkrimtari ёshtё pёrfolur nё media. E kanё quajtur shkrimtar obortar i komunizmit. E kanё vlerёsuar si “talent i madh nё njё shpirt tё vogёl”, madje edhe mё çmendur se kaq. Ёshtё pёrshkruar ndonjёherё si shpirtzi e kriminel, si bashkёpuntor i ishsigurimit tё shtetit. E kanё rradhitur nё listёn e nopranёve cingunё, madje edhe nё mes tё cinikёve.
Tw gjitha, orёvajtje qё synojnё tё shkatёrojnё vlerat mё tё mёdha! Tё frymёzuara nga njё xhelozi mediokre intelektualёsh, tё tilla vёshtirё tё ndodhin nё vende tё tjera ku kultura kombёtare zakonisht ёshtё krenari. Nёse ekziston, zhgёnjimi i Kadaresё ёshtё i natyrshёm dhe i pёrligjur. Sepse, edhe pёr mё shpirtthjeshtёt ёshtё e qartё qё etiketimi i padrejtё i njё shkrimtari tё madh me situata shpёrfillёse, qё degjenerojnё nё banalitet dhe qё provokohen nga personazhe tё tё gjitha niveleve, ndёrsa atij i duhet tё pёrballet me to, ёshtё mosmirёnjohja mё e kobshme qё mund ti bёhet njё njeriu tё madh.
Aq mё shumё qё ky njeri i ka sjellё pasurisё sё brishtё tё kombit tё vet, njё vepёr tё papёrsёritshme, qё nuk merritohet kollaj.
Por, ndёrsa sulmohet herё pas here me zhurmё dhe eufori mediokrish, janё tё shumta edhe rastet kur heshtet ndaj tij. Kёtu zё fill fantasia e mllefit: tё heshtёsh ndaj madhёshtisё ёshtё mё keq se ta pёrbaltёsh atё. Disa herw e kanё sulmuar dhe janw pwrpjekur ta poshtwrojnw edhe personazhe publikё, nwn ison e disa mediave shqiptare, tw cilat, tw paktwn disa prej tyre, e kanё anashkaluar sistematikisht Kadarenё pёrgjatё historisё monumentale tё veprёs sё tij nё planet. Por natyrisht ka ndodhur qё disa tw tjera i janё bashkёngjitur jehonёs botёrore tё madhёshtisё kokёfortё tё shkrimtarit, por kjo gjw shpesh ka ndodhur nё mёnyrё tё zbehtё edhe ngjirur, a thua majat e sukseseve botёrore kanё edhe emra tё tjerё shqiptarёsh nё nivele tё tilla gjenish…
Joshja mediatike qё ndodh gjatё njё procesi pёrbaltjeje ka arsyet e saj, tё cilat nuk ca janё pasoja qё lidhen vetёm me varfёrinё e profesionalizmit. Synimi i zvetёnimit tё vlerёs sё shkrimtarit herё me sulme tё hapura, herё me heshtje dhe herё me shpёrfillje, nuk bёhet aq thjesht vetёm pёr tё stimuluar audiencёn, qёllim qё natyrshёm do tё justifikonte edhe kundёrshtitё, edhe pandershmёritё. Duket se ka edhe dicka tjetёr. Duket se nganjёherё sundon njё dёshirё instiktive pёr tё pёrbaltur e ndёshkuar autorin e njё vepre tё mbrekullueshme dhe tё papёrsёritshme. Ngaqё nuk mund tё shpjegohet, kjo dukuri mbetet tw jetw njё mister i rrallё shqiptar, qё ekziston realisht.
(Kanё ndodhur edhe herё tё tjera ngutje kolektive pёr ç’ngjyrim tё veprёs sё kёtij autori, tё cilat kulmuan nё kohёn e diktaturёs, po ndodhin edhe sot. Por nuk ёshtё Kadareja i vetmi personalitet nё shёnjestrёn e kёsaj marёzie. Çudia arrin kulmin edhe me figura tё tjera, sulmi ndaj tё cilave rrezikon njёherёsh madje edhe themelet e krenarisё dhe historisё kombёtare. Madje as dyshimet dhe diskutimi i turpshёm i para disa kohёve i vlerёs simbolike sё Skёnderbeut nuk ёshtё rasti i vetёm i vetshkatёrimit shqiptar tё simboleve..) .
E thenё nё mёnyrё tё pёrmbledhur, gjasat se ekziston njё mungesё kolektive e dёshirёs pёr tё vlerёsuar sa duhet shkrimtarin e madh, janё jo pёr tu shpёrfillur. I mirёvlerёsuar gjithandej nёpёr botё, duket se shkrimtari i tёrhequr nё madhёshtinё e vet, ndёrsa shkёlqen nё perёndim, ёshtё gjithashtu i mёsuar me shpёrfilljen e vendit tё tij, pёrderisa hesht. E ka pranuar kёtё realitet me njё mirёkuptim hyjnor,qё mund ta kenё vetёm fuqitё e mёdha tё ndёrgjegjies. Mund tё supozohet se ky pranim, ky amfibim, kjo “zёnie kallo”, shpjegon faktin se pёrse Kadare shfaqet rrallё e mё rrallё, pa u ankuar. Por shfaqjet e rralla mbase kanё edhe njё kuptim tjetёr. Ato mund tё vёrtetojnё pezmin e shkrimtarit se, pёrveç i zhgёnjyer, shkrimtari ёshtё i lodhur me debate ndershmёrie nё njё vend ku ndershmёria dhe drejtёsia ёshtё dicka e vёshtirё, shpesh e pamundur.
Kjo lodhje, apo tё gjitha kёto njёherёsh, mund tё jenё edhё arsyeja qё edhe kur shfaqen, opininet e tij zakonisht vetёm tangetojnё realitetet e ashpra nё Shqipёri. Shkrimtari pothuaj nuk merr pjesё nё jetёn politike shqiptare, nё tranzicionin shqiptar, nё letersinё shqiptare, madje, prononcimet e tij nё shumicёn e rasteve satelitojnё vetёm pёr çёshtje tё pёrgjithshme kombetare, si ёshtё, bie fjala, Kosova.
Edhe mё tё rrallё, kur Kadare bёhet i gjallё nё çёshtje tё brendshme, shfaqja e tij ka kujdesin tё bёjё mё shumё vetёmbrojtje personale ndaj mllefeve dhe akuzave, sa me qendrime filozofike, apo kёshilla rracionale, pёr tё cilat ka aq shumё nevojё pёrditshmёria dhe elita shqiptare.
Vit pas viti, zhurma rutinё e historisё sё “Nobelit” tё Kadaresё, shtohet me mllefe njerёzish qё e kanё tё pamundur tё fshehin ngazёllimin pёr pёrsёritjen e “disfatёs historike” tё gjeniut shqiptar. Disa njerёz, kёtё disfatё e konsiderojnё si fitore tё tyren. Midis kundёrshtarёve shqiptarё tё kёtij çmimi, (a thua nobeli i Kadaresё do shkojё ne Serbi), disa i kanё shtuar verbёrisht pasionin e tyre histerisё sё pёrgjithshme tё kundёrshtarёve delirantё: tё papёrmbajtshёm nё njё mission qesharak pёr ta lёnё “gojёthatё” tё vetmin shkrimtar shqiptar fare pranё titullit: Tё gjallёruar nё intervalin kohor tё votimit tё “Nobelit”, pёr zinё e tyre, nuk kanё mundur ende tё kuptojnё qё ndonёse njё çmim i lartё, ai mbase nuk ёshtё aq seriozisht i rёndёsishёm pёr Kadarenё sa imagjinojnё ata.
Pёrtej ambicies sё natyrshme tё shkrimtarit pёr tё qёnё nё listёn e tё mёdhёnjvё nobelistё, nё njё vend qё ai e ka merrituar prej kohёsh, me gjithё kundёshtitё, me gjithё shpёrfilljen, me gjithё letrat e dёrguara akademisё suedeze kundёr tij, me gjithё emisionet poshteruese televizive, pra pёrtej gjithё kёtyre, madhёshtia e Kadaresё e ka kaluar madje edhe vetё madhёshtinё e titullit “Nobel”, qё atij vit pas viti i ёshtё rrefuzuar. Kadare nuk ёshtё ende brenda nё listёn e shkrimtarёve nobelistё, por nё mёnyrё absolute, madhёshtia e tij del njёherazi mbi tё gjitha kёto. Dhe, ka shumё gjasa qё, mё shumё se njё cmim “Nobel” nё karierё, shkrimtarit tё madh i mungon ngrohtёsia shqiptare dhe mirёnjohja e plotё dhe e sinqertё e vendit tё tij, qё ai i kushtoi veprёn dhe jetёn.
Prej kohёsh nё ngritjen e tij absolute, Kadare kish fituar rёndёsinё dhe madhёshtinё e njё miti. Kjo kulmoi gjatё viteve tё fundit tё komunizmit nё Shqipёri, kur veprat e tij e kishin shndruar nё njё mani epidemie etjen popullore per ti lexuar. Por kjo gjё ndryshoi nё fillimet e vёshtira tё demokracisё. Kulti i “dёshirёs pёr tё lexuar Kadarenё”, nuk ishte mё i tillё nё katrahurёn e tranzicionit. Megjithatё, e shndruar tashmё nё njё frymё, inercia e adhurimit tё lexuesve shqiptarё ishte dhe ёshtё e mjaftё pёr tё pёrcjellё madhёshtinё e Kadaresё vit pas viti, vepёr pas vepre, brez pas brezi.