You Are Here: Home » Mjekësi » Bukuri » SI TË TREGOSH 5-7 VJET MË E RE

SI TË TREGOSH 5-7 VJET MË E RE

© Lorena Stroka

Përshëndetje të gjithëve!

Ja ku jam përsëri këtu me shkrimin e radhës. Dhe pse paksa me vonesë, ju uroj të gjithëve një vit sa më të mbarë në çdo drejtim…

Sot, do të flasim për një tjetër recetë antirrudhë. Për një nga ato që të gjitha duam të provojmë, sidomos kur kemi kaluar të 25-at. Siç e keni vënë re, gjithmonë, mundohem t’ju postoj receta rezultative, të lehta në përgatitje dhe mbi të gjitha me përbërës që mund t’i gjeni lehtë dhe me kosto të përballueshme.

Rrushi i gjelbër është karakterizuar nga shumë njerëz si “mbreti i frutave”. Përmban kalium, vitamina A, B, C dhe shumë antioksidantë që luftojnë radikalet e lira. Vaji i kastorit është i pasur me vitaminë E dhe është një nga përbërësit kryesorë për përgatitjen e kremrave antirrudhë. Siç është e njohur, portokallet përmbajnë vajra esenciale (prej andej vjen dhe aroma e tyre kundërmuese) si dhe shumë vitaminë C.

Përbërësit:

5 kokrra rrushi të gjelbër

1 lugë çaji lëng lime

1 lugë çaji lëng portokalli të freskët

1 lugë gjelle vaj kastori

Përgatitja:

Pasi të keni shtypur mirë rrushin, shtoni përbërësit e tjerë dhe përziejini bashkë. Në vazhdim, aplikojeni në fytyrë të pastër (të porsalarë). Lereni të veprojë rreth 40-45 minuta dhe pastaj shplahuni me ujë të bollshëm. Masën e krijuar ruajeni (jo më shumë se 3 ditë) në vazo me kapak (në derën e frigoriferit). Aplikimi i shpeshtë i kremit të mësipërm mund t’ju bëjë të dukeni 5-7 vjet më të reja./AlbStroka.com/

Në ditë të këndshme për të gjithë ju…

© AlbStroka.com

Copyright © 2008-2018 AlbStroka.com

Scroll to top