You Are Here: Home » Të ndryshme » Uncategorized » ZGJIDHET MISTERI I VESHIT TË PRERË TË VAN GOGH-ut!

ZGJIDHET MISTERI I VESHIT TË PRERË TË VAN GOGH-ut!

albstroka-blog-lorena-stroka-foto-biografia-wikipedia-shkrimtare-perkthyese-shqiptareNga Lorena Stroka

Një mesnatë të ftohtë dhjetori (1888), Vincent Willem van Gogh, nën efektin e një krize të fortë depresioni nuk nguroi të priste një pjesë të veshit të tij, dhe më pas, t’ia besonte një prostitute në mjediset e një shtëpie publike, në afërsi të lagjes ku ai jetonte.

A thoni të ketë ndodhur vërtet kështu?

ALBSTROKA-BLOG-LORENA-STROKA-SHKRIMEBotimi i një letre të vjetër hedh dritë mbi ngjarjen makabre të një epoke tjetër. Në mënyrë të veçantë, një shënim që mban emrin Felix Rey, paraqet skicën e veshit të gjymtuar, si dhe të gjithë të vërtetën e asaj nate aq shumë të përfolur. Letra e mjekut në fjalë, tregon në mënyrë të qartë, se artisti me sjellje të çrregullt, nuk kishte kryer amputim të pjesshëm, por, tërësor, si dhe gruaja së cilës ai i dorëzoi pjesën e gjymtuar, nuk ishte prostitutë, por, shërbyese, e cila në pamundësi për të përballuar shpenzimet e një problemi të saj shëndetësor, u detyrua të punonte aty.

Aktualisht, letra e Dr. Rey gjendet në Amsterdam, në ekspozitën me titull “On The Verge of Insanity/Në Prag të Marrëzisë”, bashkë me 25 piktura, disa sende personale, dhe pistoletën e vetëvrasjes së piktorit më në zë të të tëra kohërave./albstroka.com/

© AlbStroka.com

Copyright © 2008-2018 AlbStroka.com

Scroll to top