You Are Here: Home » Mjekësi » ZBULOHET VAJI QË LUFTON TULLACLLËKUN NË PAK JAVË

ZBULOHET VAJI QË LUFTON TULLACLLËKUN NË PAK JAVË

keshilla-nga-lorena-stroka-vaji-qe-lufton tullacllekun-gazeta=albstroka=biografia-foto=facebookNga Lorena Stroka

A mund të kurojë kungulli tullacllëkun e meshkujve?

Sipas një studimi korean kjo mund të jetë absolutisht e vërtetë. Për të qenë sa më të sigurtë për efektshmërinë e vajit në fjalë, shkencëtarët kryen një test disa javor. Në mënyrë të veçantë, ata zgjodhën 76 persona të gjinisë mashkullore me probleme të dukshme tullacllëku, të cilëve u dhanë për njëzetë e katër javë rresht nga 400 miligram vaj farash kungulli në ditë…  Pas përfundimit të terapisë, ata vërejtën se pjesëmarrësit shfaqën rritje flokësh, gati 40% më shumë në raport me më parë.

Kjo gjetje rrit shpresat për të gjithë ata që vuajnë nga rënia e flokëve, për shkak të trashëgimisë, stresit apo dhe moshës së avancuar.

Megjithëse farat e kujngujve janë mjaft ushqyese, madje edhe kur merren në një sasi shumë të vogël, hulumtuesit besojnë se ajo që përfundimisht çon në rritjen e flokëve është frenimi i 5-a-reduktazës.

5-a-reduktaza është një enzimë që rregullon prodhimin e testosteronit te meshkujt: ka dy lloje, njëra prej të cilave përgjegjësohet për tullacllëkun. Frenimi i kësaj enzime stimulon rritjen e flokëve të reja.

Sipas specialistëve, konsumi i farave të kungullit biologjik është shumë herë më efikas sesa barnat e stërdëgjuara për luftimine tullacllëkut, të cilat në shumicën e rasteve shkaktojnë ulje të libidos, kruarje koke, mosngrerje e shumë e shumë probleme të tjera serioze./albstroka.com/

Në qoftë se nuk ju pëlqejnë farat, atëherë shtoni në ushqyerjen tuaj të përditshme konsumin e vajit të farave të kungullit, ose masazhoni me të rrënjët e flokëve.

© AlbStroka.com

Copyright © 2008-2018 AlbStroka.com

Scroll to top