You Are Here: Home » Mjekësi » ZBULOHET LIBRI MË I VJETËR MJEKËSOR NË BOTË, DATON 1.600 VJET P.E.S

ZBULOHET LIBRI MË I VJETËR MJEKËSOR NË BOTË, DATON 1.600 VJET P.E.S

LORENA-STROKA-GAZETARE-SHKRIME-MJEKESORE-GAZETA-ALBSTROKA-GAZETARENga Lorena Stroka

Papirusi i Edwin Smith është një dokument mjekësor, më saktësisht libri më i vjetër mjekësor në fushën e kirurgjisë.

Papirusi në fjalë, daton rreth 1.600 vjet p.e.r., mirëpo një shqyrtim më i hollësishëm i mënyrës së shkrimit dëshmoi se dokumenti është kopje i një libri më të vjetër mjekësor, i cili besohet të jetë shkruar rreth 2.500-3000 vjet më parë. Njeriu që kopjoi papirusin e Edwin Smith e la përgjysml, për arsye të panjohura deri më sot. Gjithsesi, dhe pse i papërsosur, papirusi i Edwin Smith ishte një dokument i rëndësishëm, sepse vërtetoi për të disatën herë njohuritë e shumta të Egjiptianëve në lidhje me anatominë njerëzore.

Papirusi i Edwin Smith mund të ketë qenë një manual për operacionet ushtarake. Përmban 48 raste lëndimesh, frakturash, traumash dhe tumoresh. Rastet e ndryshme të pasqyruara në papirus nuk ndryshojnë shumë nga mënyra e ushtrimit të sotëm të mjekësisë.

Çdo rast fillon me historinë dhe ekzaminimin fizik të pacientit, përfshirë këtu matjen e rrahjeve, ekzaminimin e plagëve për inflamacion dhe pamjen e përgjithshme të pacientit, si ngjyrën e syve, të fytyrës, ngurtësinë e gjymtyrëve etj.

Pas ekzaminimit vjen diagnoza, ku mjeku thirret të vlerësojnë mundësitë e mbijetesës dhe shërimit të pacientit, duke klasifikuar plagën e pacientit në një nga këto tri kategori: gjendje e kurueshme, gjendje e luftueshme dhe sëmundje e pakurueshme. Së fundi, përshkruhen metoda terapeutike, të cilat përfshijnë mbylljen e plagëve me qepje ose fashë, ngjitjen e eshtrave të thyera, parandalimin dhe trajtimin e infeksioneve me mjaltë, si dhe ndërprerjen e gjakderdhjes me mish të gjallë.

Papirusi tregon se egjiptianët ishin njohës të mirë të anatomisë njerëzore. Brenda shkrimeve përshkruhen zemra, enët e gjakut, mëlçia, shpretka, veshkat, mitra, fshikëza, dhe pse funksioni normal i çdo organi nuk është plotësisht i kuptueshëm. Me pak fjalë, egjiptianët e dinin që gjaku qarkullonte brenda trupit të njeriut, por nuk njihnin arsyen pse ndodhte kjo. U deshën rreth 1000 vjet për të kuptuar funksionet e trupit të njeriut nëpërmjet veprave të mjekëve të lashtë grekë, si Herofilit dhe Hipokratit./albstroka.com/

© AlbStroka.com

Copyright © 2008-2018 AlbStroka.com

Scroll to top