You Are Here: Home » Mjekësi » Zbulim i rëndësishëm për artritin

Zbulim i rëndësishëm për artritin

Nga Lorena Stroka

Shkencëtarët Britanikë zbuluan një proteinë që vepron si “kyç”, duke përcaktuar nëse disa  leukocite (rruaza të bardha gjaku) të sistemit vetëmbrojtës do të reduktojnë apo përforcojnë inflamacionin e brendshëm të organizmit. Kjo është një gjetje që në të ardhmen mund të ndihmojë kënaqshëm në krijimin e barnave të reja kundër artritit reumatoid dhe shumë sëmundjeve të tjera autoimune.

Edhe pse shumë pacientë që vuajnë nga artriti marrin një kategori barnash anti-reumatoide, të cilat prodhohen nga kompani të ndryshme si: Abbott Laboratories, Merck & Co, Pfizer, Amgen etj. Pothuajse 30% e tyre nuk  tregon asnjë përmirësim të dukshëm, fakt që i drejton në kërkimin e  terapive të tjera alternative.

Kështu, hulumtuesit e Institutit Kennedy të Reumatologjisë, në Imperial College, nën kryesinë e dr. Irina Udalova, botuan studimin relativ në revistën e imunologjisë Nature Immunology, aty referohet se zbuluan proteinën IRF5, e cila kontrollon ndikimin e leukocitetve makrofagë, domethënë nëse veprimi i tyre është pengues apo promovues i inflamacionit kronik të artritit.

Sipas shkencëtarëve, bllokimi i prodhimit të proteinës specifike në makrofagë mund të përbëjë metodë kurimi për sëmundje të ndryshme autoimune si: artriti reumatoid, lupusi, skleroza e shumëfishtë etj. Nga ana tjetër përforcimi i niveleve të proteinës IRF5 mund të ndihmojë në kurimin e pacientëve që për arsye të ndryshme kanë sistem të dobët vetëmbrojtje./AlbStroka.com/

Në qoftë se arrijmë të krijojmë molekula që do të ndërhyjnë në funksionin e proteinës IRF5, së shpejti mund të kemi në dispozicionin tonë terapi të reja anti-inflamotare për gjendje të ndryshme mjekësore”, përfundoi Udalova.

© Ndalohet ribotimi i shkrimit pa autorizimin e autores.

Copyright © 2008-2018 AlbStroka.com

Scroll to top