You Are Here: Home » Mjekësi » Yndyrnat dhe roli i tyre në ushqyerjen tonë

Yndyrnat dhe roli i tyre në ushqyerjen tonë

Nga Lorena Stroka

Në kohën që jetojmë, e cila më të shumtën e herëve mbizotërohet nga ritmet e shpejta të jetës dhe ankthet e përditshme, është shumë e lehtë që të largohemi nga ushqyerja e shëndetshme dhe programi ynë i rregulltë. Yndyrnat janë një burim i nevojshëm energjie për zhvillimin fizik dhe mendor. Nuk duhet të harrojmë se konsumi i tepruar, drejton në akumulimin (grumbullimin) e yndyrnave në pjesë të ndryshme të trupit. Nivelet e larta të yndyrnave në trup lidhen me një sere problemesh serioze shëndetësore, si ato të zemrës, diabetit dhe kancerit. Këto yndyrna gjenden tek mishrat e majmë, sallamrat, dhe produktet bulmetore. Prandaj mire është të konsumoni yndyrna të pangopura dhe jo të ngopura.

Yndyrnat e saturuara ( yndyrnat e ngopura)

Yndyrnat e këqija dhe vajrat e shumtë rrisin kolisterolin dhe rrezikun e shfaqjes së sëmundjeve kardiovaskulare. Ato mund t’i gjejmë te gjalpi, pjesët yndyrore të mishit, ëmbëlsirat, ushqimet e gatshme gjithashtu edhe te yndyrnat trans që i janë nënshtruar përpunimit me qëllim që të jenë të ngurta/forta, si për shembull ëmbëlsirat dhe biskotat.

Yndrynat e pasaturuara (yndyrnat e pangopura)

“Yndyrnat e mira” ndihmojnë në funksionimin normal të zemrës por edhe në mirëmbajtjen e përgjithshme të organizmit tone. I gjejmë kryesisht tek frutat, perimet, arrat, vaji i ullirit, peshqit (sardele, salmoni) dhe frutat e thata./AlbStroka.com/

© www.AlbStroka.com

Copyright © 2008-2018 AlbStroka.com

Scroll to top