YLL ENDACAK SHKAKTON VALË KOZMIKE
Kohët e fundit është vënë re një yll gjigand që endet në hapësirën ndëryjore dhe krijon valë ndërsa kalon nëpër retë e gazit dhe pluhurit.
Ylli
Ylli Zeta në konstelacionin Ophiuchi është 20 herë më i rëndë, dhe 80.000 herë më i ndritshëm se Dielli, mendohet se dikur i përkiste një sistemi binar, domethënë ndodhej në orbitë rreth një ylli tjetër, akoma më të madh. Mirëpo kur ai ylli arriti në fund të jetës së tij, shpërtheu dhe e shtyu larg vetes Zeta Ophiuchi.
Qysh atëherë, ylli i vetmuar endet nëpër re gazi dhe pluhuri me një shpejtësi prej 24 kilometrash në sekondë. Imazhi i ri u realizua nga teleskopi hapësinor i NASA-s, Spitzer.
Vala
Ndërsa ylli kalon përmes pluhurit ndëryjor, i cili duket ngjyrë blu, grimcat që shpërndan vazhdimisht në hapësirë, të njohura si era yjore, shtyjnë befas materialin ndëryjor dhe formojnë valë. Zonat e valës që presionohen më shumë dhe zhvillojnë temperaturën maksimale shfaqen në ngjyrë blu.
E njëjta valë ishte e dukshme në një portret të mëparshëm të Zeta Ophiuchi me teleskopin hapësinor WISE të NASA-s, megjithatë, Spitzer është projektuar për të monitoruar zonat më të vogla të qiellit dhe për të dhënë më shumë detaje lidhur me to./AlbStroka.com/
© www.AlbStroka.com