Vrima e zezë që “gëlltit” asteroide dhe kometa!
Një zbulim tejet interesant dhe befasues bënë shkencëtarët e NASA-s. Konstatuan se pranë vrimës së zezë që ndodhet në qendër të galaktikës sonë gjendet një re gjigande asteroidesh dhe kometash. Sipas studiuesve në re ka triliona shkëmbinj të vegjël e të mëdhenj të cilët shpesh ushqejnë vrimën e zezë. Sa herë që vrima e zezë gëlltit asteroide dhe kometa, prodhohen shkëndija rrezesh X, që janë 100 herë më të fuqishme se ato që lëshon vrima e zezë e galaktikës sonë.
Dukuria
Zbulimi i bërë përmes teleskopit hapësinor Chandra është i rëndësishëm sepse i përgjigjet një pyetjeje shumëvjeçare të komunitetit shkencor. Shkencëtarët donin të mësonin se nëse në një mjedis me kushte të tilla ekstreme, si ai afër vrimave të zeza, është e mundur të krijohen asteroide dhe kometa? Dhe me sa duket jo vetëm është e mundur, por mund të arrihet akoma dhe prodhim masiv i tyre. Sipas studiuesve, asteroidet që i afrohen vrimës së zezë së Galaktikës në një distancë prej 117 milionë km (distanca mes Tokës dhe Diellit) bëhen pre e saj. Vrima e zezë i kap shkëmbinjtë hapësinor që i afrohen duke u ndërprerë jo vetëm rrugën por akoma dhe “jetën’ e tyre. Sipas studiuesve shkëndijat e fuqishme të rrezeve X prodhohen kur vrima e zezë gëlltit asteroide dhe kometa që kanë rreze më të madhe se 10 km.
Vrima e zezë
Shigjetari A* (ky është emri që shkencëtarët i kanë vënë vrimës së zezë së Galaktikës) është rreth 27 000 vjet dritë larg Tokës dhe ka masë 4 milionë herë më të madhe se ajo e Diellit.
© Albstroka.com