You Are Here: Home » Kuriozitete » VOGËLUSHI QË ZBULOI SE KUSH ISHTE VRASËSI!

VOGËLUSHI QË ZBULOI SE KUSH ISHTE VRASËSI!

albstroka-blog-vogelushi-qe-njohu-vrasesin-e-vet-shkrime-nga-gazetarja-lorena-strokaNga Lorena Stroka

Rimishërimi është një filozofi e lashtë e cila patjetër ngjallë kureshtje. Deri më sot, nuk është dhënë asnjë shpjegim shkencor lidhur me rrethin e ekzistencës njerëzore. Kemi veç dëshmi tronditëse, si për shembull historia rrëqethëse e vogëlushit të mëposhtëm.

Një djalë tre vjeçar, kujtoi në mënyrë të mistershme se si u vra në njërën prej jetëve të tij të mëparshme. Por, jo vetëm kaq, ai njohu me saktësi absolute vendin e krimit dhe vrasësin e tij!

Por, si filloi e gjithë kjo?

Protagonisti tre vjeçar i historisë në fjalë, është nga Siria dhe jeton diku në Golan. Një ditë prej ditësh, krejt papritur, u tha familjarëve të vet se kujtoi jetën e tij të mëparshme. Më konkretisht, kujtoi vdekjen e tij. Siç pritej, askush nuk e besoi. Mirëpo, vogëlushi u tha se mund ta vërtetonte…

Djali i çoi në një vend jashtë fshatit. Atje, u tregoi se ku gjendej varri i tij. Të mëdhenjtë gërmuan dhe gjetën vërtet një skelet njeriu.

Në vazhdim, i çoi dhe në një vend tjetër. Atje gjetën armën e krimit.

Kafka tregonte se viktima ishte goditur për vdekje në ballë me sendin e gjetur. Megjithatë, më  e habitshmja e të gjithave, është fakti që fëmija ka një shenjë në të njëjtin vend, në ballë.

Vogëlushi nuk u ndal aty… Bashkë me të rriturit shkuan në një fshat tjetër dhe atje iu afrua një burri duke argumentuar se në jetën e mëparshme kishin qenë gjitonë dhe se ai ishte vrasësi i tij.

Historia e këtij djali është me të vërtetë trishtuese dhe rrëmbyese, të bën për vete pa e kuptuar. Sikurse në të njëjtën kohë, të krijon dhe shumë pyetje rreth kësaj teme. Ekzistenca njerëzore dhe cikli i jetës mbeten mistere të pazgjidhura, të cilat vijojnë të na befasojnë përditë. A do ta mësojmë ndonjëherë të vërtetën?!/albstroka.com/

© AlbStroka.com

Copyright © 2008-2018 AlbStroka.com

Scroll to top