You Are Here: Home » ENCIKLOPEDI + » ANTOLOGJI » Vogëlushi i dikurshëm kujton…

Vogëlushi i dikurshëm kujton…

Përktheu: Lorena Stroka, MA in Specialised Translation

Gjyshi im i cili ishte skulptor vdiq kur unë isha fare i vogël. Ishte një njeri i butë që jepte shumë dashuri, madje ndihmoi që qyteti ku jetonim të pastrohej nga lagjia e varfër. Na ndërtonte lojra dhe bënte qindra gjëra në jetën e tij. Gjithmonë merrej me diçka…

Dhe kur vdiq, papritur, kuptova se nuk qaja për atë, por për gjërat që ai bënte. Qaja se nuk do t’i ribënte më, nuk do të gdhendte më drurin, nuk do të na ndihmonte të kujdeseshim për pëllumbat pas oborrit të shtëpisë, nuk do t’i binte më violinës, nuk do të thoshte më shaka me kripë, ashtu si veç ai dinte.

Ishte një pjesë e jona, dhe kur vdiq, të gjitha ato që bënte ndaluan në çast, nuk gjeje të dytë si ai…  Ishte i veçantë. Ishte njeri i rëndësishëm. Nuk e tejkalova kurrë vdekjen e tij. Formonte botën. Bënte gjëra në botë. Bota humbi dhjetë milionë vepra të bukura natën që ai vdiq.

“Të gjithë njerëzit kur vdesin duhet të lënë diçka pas”, thoshte gjyshi im. “Një fëmijë, një libër, një pikturë, një shtëpi, një mur, një palë këpucë të bëra vetë ose një copë arë ku të mbjellin të pasmit. Nuk ka rëndësi se çfarë bën, rëndësi ka të ndryshosh diçka, t’i japësh formë tjetër, që pasi ta lësh nga duart të ketë diçka tënden. Ndryshimi mes atij që korr barin dhe kopshtarit të vërtetë është prekja. I pari mund të mos ishte kurrë aty, ndërsa kopshtari do jetë gjithmonë aty…”

Kanë kaluar shumë vite që nga vdekja e gjyshit tim, por nëse hapje kafkën time, për zotin, do shihje në helikat e trurit tim gjurmën e tij/AlbStroka.com/

vijon…

© www.AlbStroka.com

Copyright © 2008-2018 AlbStroka.com

Scroll to top