You Are Here: Home » ENCIKLOPEDI + » ANTOLOGJI » VLORËS TRIME

VLORËS TRIME

Vlorës trime

© Lorena Stroka

Flamuri shqiptar, valvitet anembanë,
aty ku në çdo zemër të flakëruar, pulson gjak krenar…
Në ballkonin e Vlorës trime, lartësohet liria,
nderohet gjaku i derdhur, mirëpritet Pavarësia…

Shqiponja dykrenare
krahët rreh fort,
me bijtë e saj shqiptarë,
pavarësinë feston sot…

Zëri i çdo trimi, sot buçet:
“Rroftë shqiptarizmi, thërrisni o milet…
Ngrihuni në këmbë, këndoni për shqipërinë,
kujtoni djemtë e rënë, flijuar për lirinë…”

Ëndrrat e thurura për shekuj me rradhë
si lastarë viganë, bleruan në çdo anë,
të mëdhenj e të vegjël me një zë thanë
gëzimin e PAVARËSISË, bashkë ta ndajmë…

nga libri – YLBER NË SYTË E MI

Copyright © 2008-2018 AlbStroka.com

Scroll to top