You Are Here: Home » Mjekësi » VETITË SHËRUESE TË HUDHRAVE

VETITË SHËRUESE TË HUDHRAVE

vetite-sheruese-te-hudhres-albstroka-mjekesi-shendetesi-lorena-stroka-gazetare-artikullshkruese-perkthyeseNga Lorena Stroka

Pavarësisht aromës së fortë dhe shijes jo shumë të këndshme që kanë, hudhrat bëjnë pjesë në super-ushqimet që duhen konsumuar patjetër, pasi kanë veti unike për shëndetin, kryesisht falë përbërësit të tyre aktiv, alisinës.

1. Luftojnë puçrrat

Hudhrat janë një ilaç natyror për heqjen e puçrrave, ndërsa alisina ka aftësinë të vrasë bakteriet që i shkaktojnë ato.

2. Ju mbrojnë nga ftohjet

Një studim i botuar në revistën Advances in Therapy tregon se marrja e shtojcës së hudhrave ul incidencën (shpeshtësinë) e ftohjeve në 63% dhe në të njëjtën kohë redukton kohëzgjatjen e simptomave të ftohjes deri në 70%.

3. Ulin shtypjen e gjakut

Sipas studimit të botuar vitin e kaluar në revistën Pakistan Journal of Pharmaceutical Sciences, marrja e përditshme e shtojcës së hudhrave kontribuon në menaxhimin efikas të hipertensionit, ndërkohë që përbërësit e hudhrës kanë veprim venë-zgjerues, gjë që lehtëson qarkullimin  e gjakut.

4. Zvogëlojnë rrezikun e sëmundjeve të zemrës

Hudhrat ju mbrojnë nga sëmundjet e zemrës sepse kontribuojnë në reduktimin e kolesterolit të keq në gjak (LDL). Shtojcat e hudhrave e ndihmojnë trupin në shkrirjen e lehtë të mpiksjeve të mundshme, duke redudktuar kështu rrezikun e sulmeve në zemër për shkak të bllokimit të arterieve.

5. Rrisin performancën në sporte

Hudhrat rrisin rrezistencat fizike dhe reduktojnë lodhjen pas ushtrimit. Konsumi i vajit të hudhrës për gjashtë javë rresht, ul rrahjet e shpejta të zemrës si dhe përmirëson gjendjen e përgjithshme fizike të kardiopatikëve.

6. Kontribuojnë në shëndetin e mirë të eshtrave

Hudhrat përmbajnë zink, mangan, vitaminë B6 dhe vitaminë C, komponentë (përbërës) të domosdoshëm për ndërtimin e eshtrave të forta dhe absorbimin (përthithjen) e duhur të kalciumit./albstroka.com/

© AlbStroka.com

Copyright © 2008-2018 AlbStroka.com

Scroll to top