You Are Here: Home » Mjekësi » VERA përgjegjësohet për shfaqjen e kancerit

VERA përgjegjësohet për shfaqjen e kancerit

vere-e-kuqe-lorena-stroka-albstrokaNga Lorena Stroka

Kërkuesit e Institutit Kombëtar të Kancerit (Francë), zbuluan se akoma dhe një gotë verë në ditë mund te rrise deri në 168% rrezikun e shfaqjes së kancerit. Sipas kërkimit akoma dhe konsumi i përditshëm i një gotë me verë apo birre, mund të ndikoje në shfaqjen e menjëhershme të kancerit të gojës apo grykës. Kërkuesit ende nuk kanë arritur ta përcaktojnë me përpikmëri sasinë e alkoolit që çdo organizëm duhet të marrë. Kërkimi tregoi gjithashtu se alkooli përbën shkakun e dytë të vdekjes pas duhanpirjes. Zbulimet në fjalë, përveçse tronditëse, bien në kundërshtim të plotë me përfundimet e kërkimeve të mëparshme, sipas të cilave vera e kuqe jo vetëm ndikonte pozitivisht në shmangien e shfaqjes së kancerit, por bënte mirë dhe për mëlçinë./albstroka.com/


© AlbStroka.com

Copyright © 2008-2018 AlbStroka.com

Scroll to top