You Are Here: Home » Mjekësi » KONSUMI I VERËS SË KUQE PARANDALON SHFAQJEN E SËMUNDJES SË ALZHEIMERI-T

KONSUMI I VERËS SË KUQE PARANDALON SHFAQJEN E SËMUNDJES SË ALZHEIMERI-T

Nga Lorena Stroka

Sipas një kërkimi universitar, konsumi i përditshëm i një gote me verë të kuqe ul rrezikun e shfaqjes së sëmundjes së Altzheimer-it. Për kryerjen e kërkimit në fjalë, 3069 njerëz (kryesisht të moshuar) monitoroheshin për 6 muaj rresht. Vullnetarëve u ishte kërkuar të shënonin me saktësi sasinë e pijeve alkooloke që konsumonin. Sipas Keisi Sink, një ndër koordinueseve të kërkimit, personat në fjalë, më vonë u ndanë në 4 kategori: a) ata që nuk përdornin fare pije alkoolike, b) ata që konsumonin 1 deri në 7 gota në javë, c) ata që konsumonin 8 deri në 14 gota në javë dhe ç) dhe ata që konsumonin mbi 14 gota në javë.

Pas gjashtë muajsh monitorim, u vërejt se personat që konsumonin 1 ose dy gota në ditë, kryesisht verë, rrezikonin 37% më pak që të prekeshin nga Alzheimer-i. Ndërsa personat që kishin probleme të lehta kujtese dhe konsumonin mbi katërmbëdhjetë gota në javë, rrezikonin dy herë më shumë të shfaqnin Alzheimer, në krahasim me të tjerët që nuk konsumonin asnjë lloj pije alkoolike./AlbStroka.com/

© AlbStroka.com

Copyright © 2008-2018 AlbStroka.com

Scroll to top