You Are Here: Home » Të ndryshme » Vendet më të mira në botë për gratë

Vendet më të mira në botë për gratë

Nga Lorena Stroka

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Gruas, gazeta Britanike “The Independent”, bazuar në të dhëna statistikore u mundua të gjente vendet më të mira në botë për gratë. Sipas “World Economic Forum”, edhe pse në 85% të vendeve në mbarë botën kushtet e jetesës së grave janë përmirësuar kënaqshëm gjatë 6 viteve të fundit, diskriminimi në fushën e ekonomisë dhe politikës vazhdon të mbetet i njëjtë.

  • Vendi më i mirë në përgjithësi për gratë: ISLANDA
  • Vendi më i mirë për gratë politikane: RUANDA
  • Vendi më i mirë për nënat: NORVEGJIA
  • Vendi më i mirë për arsimimin e grave: LESOTO
  • Vendi më i mirë për gratë artiste: SUEDIA
  • Vendi më i mirë për gratë me pozitë të lartë ekzekutive: TAJLANDI
  • Vendi më i mirë për të lindur një nënë: GREQIA *shkalla e vdekshmërisë së foshnjeve është shumë e ulët krahasuar me vende të tjera.
  • Vendi më i mirë për pjesëmarrje në jetën ekonomike: BAHAMET
  • Vendi më i mirë për gratë gazetare: BAHAMET
  • Vendi që jep të drejtë kontrolli në jetën  e një gruaje: SUEDIA
  • Vendi më i mirë për shfrytëzim tël fuqisë punëtore femërore: BURUNDI
  • Vendi me pagat më të larta për gratë: LUKSEMBURGU
  • Vendi më i mirë për arsim të lartë: KATARI
  • Vendi më i mirë për jetëgjatësinë e grave: JAPONIA
  • Vendi që i jep më shumë kohë të lirë gjinisë femërore: DANIMARKA
  • Vendi më i mirë për atletet: SHBA
  • Vendi më i mirë për gra drejtuese automjetesh: INDIA
  • Vendi më i mirë për punësim që kërkon trajnime të shumta: XHAMAJKA

© Albstroka.com

Copyright © 2008-2018 AlbStroka.com

Scroll to top