You Are Here: Home » ENCIKLOPEDI + » ANTOLOGJI » VEJUSHA DHE SHËRBËTORET, (AESOP)

VEJUSHA DHE SHËRBËTORET, (AESOP)

albstroka-lorena-strok5Shqipëroi: Lorena Stroka, Roehampton University, UK

Aesop

Një herë e një kohë jetonte një vejushë pasanike bashkë me shërbëtoret e saj. Kishte shtëpi të madhe, ara të pafundme dhe ish aq punëtore sa porsa këndonte gjeli, ngrihej nga shtrati, zgjonte shërbëtoret dhe i zinin punët me rradhë.

Pastronin shtëpinë, piqnin bukët, gatuanin, ushqenin pulat, nxirrnin cjapin dhe lopën në livadh për të kullotur, si dhe u çonin bukë e gjellë atyre që punonin nëpër ara.

Punët  e përditshme ishin të panumërta, ndaj dhe shërbëtoret ankoheshin…

– “Nuk shtyhet më kjo punë”.

– “Do të vdesim në këmbë”.

– “Na zgjon pa gdhirë mire”.

– “Sapo këndon ai gjeli mallkuar”.

Njëra shërbëtore i tha tjetrës:

– “Ai kaposhi  e ka fajin për të gjitha, në qoftë se nuk do të këndonte me natën, ne do të flinim deri në mëngjes”.

– “Kaposh është, do këndojë. Si do ta pengojmë?!”.

– “Ta mbysim”, propozoi njëra prej shërbëtoreve.

Këshilla e saj u tingëlloi mirë shërbëtoreve të tjera. Ndaj dhe të njëjtën natë hynë fshehurazi në kotec dhe e mbytën.

Mirëpo kjo u doli për keq. Sepse tani që s’kishte më kaposhin, vejusha i zgjonte akomë më herët, nga frika se mos nuk arrinte t’i mbaronte punët në kohë./albstroka.com/

© AlbStroka.com

Copyright © 2008-2018 AlbStroka.com

Scroll to top