You Are Here: Home » Kuriozitete » VDEKJA E MIRELËS NË… SHISHE MAGJIKE!

VDEKJA E MIRELËS NË… SHISHE MAGJIKE!

Nga Lorena Stroka

Unë që thoni ju miq, nuk besoj në magjira, besoj në Zot. Mirëpo kjo nuk më pengon të lexoj libra me përmbajtje anti-fetare. Dhe këtë nuk e bëj sepse thellësisht dyshoj në ekzistencën e një Zoti të vetëm suprem, por e bëj më shumë për të kuptuar se çfarë është ajo që i bën njerëzit të kenë frikë nga magjirat…

Një vit më parë bibliotekës sime iu shtua një libër i titulluar MAGJISTARET… E vërteta është se nuk para blej libra të tillë, por kësaj rradhe kureshtja ishte goxha e madhe, ndaj dhe nuk i rezistova dot, përfundimisht e bleva. Në shfletim e sipër, më tërhoqi vëmendjen historia e vdekjes së Mirel-ës, magjistares së famshme angleze. Mirelën si magjistare e kisha të dëgjuar, por jo mënyrën e vdekjes së saj…

Në kohët e mëparshme, njerëzit besonin shumë në ekzistencën e magjistareve, aq sa shpesh herë ndiheshin të terrorizuar nga ato. Ndaj për t’i shpëtuar orgjisë së tyre, sajonin dhjetra mënyra për t’i eleminuar, për shembull, merrnin një shishe prej qelqi e mbushnin me urinën e tyre, disa fije floku, thonj të prerë, gozhdë ose gjemba dhe e mbyllnin fort. Në vazhdim, e zienin në një enë gjatë mesnatës. Ky proces thuhet se torturonte magjistaren. Në qoftë se tapa e shishes hidhej lart, magjistarja ia mbathte, ndërsa po të thyhej shishja magjistarja vdiste. Pikërisht në këtë mënyrë flitet se vdiq dhe Mirela, magjistarja më e njohur angleze./AlbStroka.com/Si përrallë nuk m’u duk keq, por që të jetë e vërtetë është pak e vështirë, apo jo?!

© www.AlbStroka.com

Copyright © 2008-2018 AlbStroka.com

Scroll to top