You Are Here: Home » Mjekësi » SI UTHULLA ELIMINON YNDYRNAT E TRUPIT

SI UTHULLA ELIMINON YNDYRNAT E TRUPIT

Nga Lorena Stroka

Sipas një kërkimi të ri shkencor, uthulla që përdorim në sallatrat tonë, drejtësisht vërteton thëniet e vjetra se ndikon pozitivisht në mirëmbajtjen e shëndetit, pasi vertet ndihmon në luftimin e yndyrnës së grumbulluar dhe uljen e peshës trupore. Kërkimi u krye nga disa shkencëtarë Japonezë, përfundimet e të cilit priten të botohen në revistën “Journal Agricultural and Food Chemistry”, të Kompanisë Kimike Amerikane.

Hulumtuesit theksuan se uthulla është cilësuar si një nga ilaçet më të mira tradicionale këtu e mijëra vjet më parë, dhe se është përdorur për trajtimin e sëmundjeve të ndryshme. Kërkimi shkencor vërejti se acidi acetik (ose etanoik) përbërësi kryesor i uthullës, kontribuon në luftimin e shtypjes së gjakut, uljen e sasisë së glukozës në gjak, si dhe në pengimin e akumulimit (grumbullimit) të yndyrnës së tepërt.

Për ta dëshmuar këtë dhe në praktikë, shkencëtarët u dhanë minjve (me përqindje të lartë yndyrne në gjak) acid acetik dhe brenda një kohe relativisht të shkurtër, vërejtën ndryshim në peshën e tyre trupore. Ata kishin 10% më pak yndyrna se minjtë e tjerë që nuk kishin marrë acidin në fjalë./AlbStroka.com/

© AlbStroka.com

Copyright © 2008-2018 AlbStroka.com

Scroll to top