You Are Here: Home » Mjekësi » Ushqimet që luftojnë depresionin

Ushqimet që luftojnë depresionin

Nga Lorena Stroka

Sipas specialistëve, 80% e popullsisë do të vuajë nga melankolia e njohur dimërore që shoqëron ditët e ftohta me mjegull. Megjithatë, sekreti për ta zbutur sadopak fshihet në frigoriferin tonë:

Vezët dhe proshuta

Është një mëngjes tipik Britanik që na bën të ndihemi sa më mirë. Mëngjesi në fjalë, përmban një lëndë specifike, e cila ndihmon në përforcimin e humorit të mirë. Gjithashtu, zinku që gjendet në vezë të jep energji dhe është ideal për ditët e akullta dimërore.

Bananet

Falë serotonineve që përmbajnë, rezultojnë përforcuese në përmirësimin e humorit. Përveç kësaj, kaliumi qetëson zemrën, ndërsa sheqeri shton humorin.

Djathi

Jo vetëm të bën të ndihesh më mirë por të ndihmon edhe në stabilizimin e gjumit, mungesa e të cilit shpesh herë përgjegjësohet për rënien e psikologjisë.

Birrat

Pak konsum birre në ditë të bën të lumtur, duke çuar në integrim më të lehtë (sigurisht jo të rrini me shishe në dorë). Vitamina B që përmban bën… mrekullira.

Akulloret

Ja pra, një arsye e mirë për të provuar akullore edhe në dimër. Rrit epshin erotik, madje në qoftë se e preferoni me shije vanilieje, premton t’ju shpëtojë nga melankolia e tmerrshme e stinës.

Pula/gjeli i detit

Fenilanini që përmbajnë përforcon humorin edhe në shumë raste janë po aq të efektshme sa dhe medikamentet antidepresive.

Makaronat/buka

Mos besoni ata që thonë se konsumi i makaronave/bukës shkakton rritje peshe. Karbohidratet që përmbajnë jo vetëm nuk bëjnë keq në organizëm, por ju furnizojnë dhe me energji shtesë.

Çokollatat

Padyshim janë antidepresive. Një hulumtim i Universitetit të Wurzbur (Gjermani) tregoi se kur njerëzit ndjekin filma dramatikë dhe paralelisht konsumojnë çokollatë, ndihen më mirë. Kjo ndodh për shkak të endorfinit që përmban, veçanërisht çokollata e zezë, të cilën nuk duhet ta ndani nga menuja juaj.

Frutat e thata

Vërtetohet se janë një nga antidepresivet më të mëdha, falë selenit, (antioksidant i rëndësishëm  që ndihmon në ngadalësimin e procesit të mplakjes së indeve).

Salmoni

Peshqit si salmoni dhe sardelet janë të pasura me yndyrna omega-3, përgjegjëse për një gjendje të mirë shpirtërore.

Spinaqi

Tejet tonik. Hekuri që përmban të jep energji dhe fuqi, gjithashtu funksionon dhe si antidepresiv i shkëlqyer.

Kafja

Përforcon metabolizmin dhe ju bën të ndiheni më mirë, duke ndjekur larg jush melankolinë apo çdo ndjesi tjetër negative. Hulumtime të ndryshme kanë treguar se konsumi i kafesë redukton ndjeshëm akoma dhe tentativat për vetvrasje./AlbStroka.com/

© 2011: Ndalohet çdo ribotim i pa autorizuar.

Copyright © 2008-2018 AlbStroka.com

Scroll to top