You Are Here: Home » Të ndryshme » Uncategorized » ULLINJTË E BARDHË, NJË VARIETET I RRALLË QË PËRDORET KRYESISHT PËR…

ULLINJTË E BARDHË, NJË VARIETET I RRALLË QË PËRDORET KRYESISHT PËR…

lorena-stroka-gazetare-albstrokaNga Lorena Stroka

Të them të drejtën dhe pse jam një konsumatore e rregullt e ullinjve, pothuajse e të gjitha llojeve, kurrë më parë nuk kisha dëgjuar për ekzistencën e ullinjve të bardhë, një varietet i quajtur Leucolea.

Ullinjtë një fjalë i gjejmë kryesisht në Italinë e Jugut. Vaji i prodhuar nga ky varietet ka të njëjtat karakteristika me vajrat e tjerë, për sa i përket përbërjes së acideve yndyrore, shijes dhe aromës së veçantë. Gjithsesi ajo që e veçon nga llojet e tjera është ngjyra e bardhë e fryteve (e cila në kulturën perëndimore simbolizon pastërtinë), pikërisht kjo është dhe arsyeja që u zgjodh të përdorej më së shumti për zhvillimin sakramenteve dhe riteve fetare, ndërsa në të kaluarën, për të vajosur perandorët gjatë ceremonisë së shugurimit./Lorena Stroka

© AlbStroka.com

Copyright © 2008-2018 AlbStroka.com

Scroll to top