You Are Here: Home » Mjekësi » Bukuri » Uji, sekreti i shëndetit të mirë!

Uji, sekreti i shëndetit të mirë!

Nga Lorena Stroka

Uji përbën 3/5 e trupit dhe është përbërësi kryesor i tij. Ndihmon në rindërtimin e eshtrave, largimin e yndyrnave të grumbulluara, si dhe sekretimin e përbërësve të dëmshëm. Femrat kanë më pak ujë se meshkujt. Ky ndryshim ka të bëjë me faktin që trupi i gruas ka më shumë dhjamë. Uji përbëhet nga dy atome hidrogjeni dhe një atom oksigjeni. Sasinë e nevojshme të tij trupi e merr nëpërmjet ushqimit. Nevojat e trupit për ujë janë të shumta, por jo të njëjta për të gjithë, gjithçka varet nga kushtet klimatike dhe energjia që secili shpenzon në përditshmërinë e vet… Mungesa e ujit në organizëm shkakton çrregullime dhe mosfunksion normal të organeve jetësore. Me plot gojën mund të themi se uji është sekreti i shëndetit të mirë.

Krahas shumë të mirave, uji i tepërt mund të shkaktojë po dhe aq dëmtime:

  • hollim të lëngjeve tretëse të stomakut
  • çrregullime në tensionin e gjakut
  • vështirësi në qarkullimin e venës hepatike portale

Prania e sasisë së madhe të kripërave të magnezit e bën ujin më laksativ. Që uji i pijshëm të jetë sa më i mirë, nuk duhet të përmbajë më shumë se 0.04% klorur natriumi dhe 0.15% kalcium karboni.

Uji i trupit përmban shumë parazite, askaride (krimba të rrumbullaktë) etj. Është intraqelizor dhe jashtëqelizor. Uji intraqelizor është 50%. jashtëqelizori 30%, interqelizori 15% dhe uji i plazmës 5%. Uji sekretohet përmes tretjes 4 – 10%, urinimit 50 – 60% dhe djersitjes/mushkrive 35 – 40%./AlbStroka.com/

© AlbStroka.com

Copyright © 2008-2018 AlbStroka.com

Scroll to top