You Are Here: Home » Kuriozitete » U ZBULUA MBUSHJE 6500 VJEÇARE!

U ZBULUA MBUSHJE 6500 VJEÇARE!

Nga Lorena Stroka

Me sa duket mbushjen më të vjetër në botë kanë arritur të zbulojnë një ekip shkencëtarësh. Hulumtuesit e Qendrës Ndërkombëtare për Teori Fiziktë të Italisë analizuan dhëmbin e gjetur të një burri në një shpellë pranë Triestës, para 100 vjetësh, mirëpo, atëherë, kjo gjetje kaloi pa u vënë re. Shkencëtarët nuk janë plotësisht të sigurtë nëse mbushja u bë para vdekjes së burrit (bëhet fjalë për një rast tepër të hershëm) apo pas vdekjes së tij për arsye të tjera, si për shembull ndonjë ritual. Megjithatë, ata janë të mendimit se varianti i parë është dhe më i mundshmi.

Sipas studiuesve, “zgavra e formuar në dhëmbin e qenit të burrit u mbulua me dyll blete, për lehtësim përtypjeje. Ky zbulim ndoshta është prova më e lashtë e parahistorisë stomatologjike të Evropës dhe shembulli më i hershëm e i njohur i trajtimit të drejtpërdrejtë. Pra, një mbushje dëshmon trajtimin e suksesshëm të dhembjes së dhëmbit 6500 vjet më parë”.

Dëmtimi i rëndë i dhëmbit vlerësohet të ketë ndodhur për arsye se njerëzit neolitikë i përdornin dhëmbët e vet jo vetëm për të përtypur ushqim, por edhe për veprimtari të tjera, p.sh. burrat për të zbutur lëkurën e për të bërë mjete, ndërsa gratë për thurje/Albstroka/…

© AlbStroka.com

Copyright © 2008-2018 AlbStroka.com

Scroll to top