You Are Here: Home » Mjekësi » U zbulua ilaçi kundër kancerit të zorrës së trashë?

U zbulua ilaçi kundër kancerit të zorrës së trashë?

Nga Lorena Stroka

Shkencëtarët Amerikanë thonë se kanë gjetur një “koktej kimik”, i cili mund të shkatërrojë polipet në zorrën e trashë, të cilat mendohet të jenë paraardhëse të kancerit. Polipet nuk janë malinje, megjithatë, në shumë raste mund të nevojitet heqja e tyre nga ana e pacientëve, gjë e cila në vazhdim mundësisht t’i detyrojë  t’u nënshtrohen analizave të shpeshta. Hulumtimi që u botua në revistën “Nature” i cili bazohet në eksperimente laboratorike që u realizuan në kafshë, pohon se ilaçi mund të ndërpresë rritjen e gjendrave. Studiuesit e Universitetit të Texas u përqendruan te mekanizma që kontrollon “vdekshmërinë” e qelizave të polipetit. Ndërsa në qelizat normale procesi (që quhet “apoptozë” –  vdekje e qelizave) bëhet automatikisht, nuk ndodhë e njëjta gjë edhe me qelizat e polipetit. Shkencëtarët arsyetojnë se ilaçi që zbuluan mund të aktivizojë funksionimin normal të “apoptozës” në gjendër. Megjithatë, këto janë veç rezultate paraprake të cilat kërkojnë ende investigim të mëtejshëm.

© Ndalohet ribotimi i shkrimit pa lejen e autores.

Copyright © 2008-2018 AlbStroka.com

Scroll to top