You Are Here: Home » Kuriozitete » TRUPI I NJERIUT NËN MIKROSKOP, (FOTO)

TRUPI I NJERIUT NËN MIKROSKOP, (FOTO)

Nga Lorena Stroka

Askujt nuk i jepet mundësia të shikojë përditë trupin e tij nën një mikroskop, ndaj kur kjo gjë është e mundur, nuk duhet lënë pa shfrytëzuar. Ejani të shikojmë së bashku të gjitha pamjet që tregojnë se trupi ynë është një botë magjike që ia vlen të shqyrtohet në detaje…

albstroka-blog-qerpiket-lorena-stroka-gazetare1. QERPIKËT

Kush do ta përfytyronte që qerpikët do të ishin disi kështu?! Qepallat që gjenden në bazën e syrit ngjajnë si alga të gjelbra dhe qëllimi i tyre është të mbrojnë pjesën delikate nga “sulmuesit” e jashtëm.

 

albstroka-blog-fije-te-keputura-flokesh-lorena-stroka-gazetare2. FIJET E KËPUTURA TË FLOKËVE

Duken si gur gëlqereje ose copë e thyer druri. Shkaku i këputjes së fijeve të flokut është mungesa e marrjes së vitaminave dhe moshidratimi i duhur.

ALBSTROKA-BLOG-ENET-E-GJAKUT-LORENA-STROKA-GAZETARE3. ENËT E GJAKUT

Çojnë gjakun e oksigjenuar nga zemra në pjesët e tjera të trupit, dhe pse kështu siç i shoh më kujtojnë një shall të papërfunduar të gjyshes sime…

ALBSTROKA-BLOG-SPERMATOZOIDET-LORENA-STROKA-GAZETARE4. SPERMATOZOIDET

Janë të vogla, por çudibërëse, kanë kokë, qafë dhe bisht. Koka mbrohet nga një “kapele” e cila përmban enzima dhe ndihmon spermatozoidet të depërtojnë në membranën e vezës.

ALBSTROKA-BLOG-NERVAT-LORENA-STROKA-GAZETARE5. NERVAT

Ose më saktë pjesa fundore e një nervi në trupin e njeriut. Përngjan  me “sy futuristik” me granula (kokrriza) të gjelbra, të kaltra dhe portokalli…

ALBSTROKA-BLOG-VEZET-LORENA-STROKA-GAZETARE6. VEZËT

Toptha të purpurt që ngjajnë me dekorimet/zbukurimet e pemës së vitit të ri./albstroka.com/

© AlbStroka.com

 

Copyright © 2008-2018 AlbStroka.com

Scroll to top