You Are Here: Home » Kuriozitete » TRONDITËSE! NË LABORATORET E BRITANISË SË MADHE PRODHOHEN EMBRIONE HIBRIDE NJERËZISH E KAFSHËSH!

TRONDITËSE! NË LABORATORET E BRITANISË SË MADHE PRODHOHEN EMBRIONE HIBRIDE NJERËZISH E KAFSHËSH!

albstroka-blog-lorena-stroka-shkrimeNga Lorena Stroka

E megjithëse qëllimi i çdo shkence është të ecë përpara përmes zbulimeve të reja, disa shkencëtarë bëjnë të pamundurën, për të arritur pikërisht të kundërtën. Si duket, ekzistenca e krijesave të lashta mitike ka nxitur dëshirën dhe imagjinatën e tyre për t’i “gjallëruar” në një tjetër formë e mënyrë. Në mënyrë të veçantë, në disa prej laboratorëve më në zë të Britanisë janë krijuar mbi 150 embrione hibride njerëzish e kafshësh.

Në vitin 2008, nisën eksperimentet e para me “përzierje” embrionesh, të cilat përmbanin material gjenetik njeriu e kafshe. Kur shkencëtarët u pyetën se cila ishte arsyeja e krijimi të tyre? Ata u shprehën se i vetmi qëllim ish gjetja e trajtimit për sëmundjet e pashërueshme!

Megjithatë ajo çka krijon më shumë dyshime këtu është fakti që gjithçka u krye në fshehtësi. Bërja publike e këtij lajmi ndoshta ka të bëjë me pamundësinë për të përballuar shpenzimet e hulumtimeve, gjë që ka çuar në ndërprerjen e përkohshme të tyre. Me pak fjalë, shkencëtarët e përfshirë në të, kërkojnë në mënyre indirekte, ndihmë financiare për të vijuar më tej.

Tani çështja është se cilët dhe me ç’qëllim do të shfrytëzojnë këto “ndryshime”, dhe mbi të gjitha çfarë pasojash do të kenë ato në Ligjet e Natyrës?/albstroka.com/

© AlbStroka.com 

Copyright © 2008-2018 AlbStroka.com

Scroll to top