You Are Here: Home » Gnomonologji » TRE TË VËRTETAT… (II)

TRE TË VËRTETAT… (II)

Përktheu: Lorena Stroka, Master in Specialised Translation

Jorge Bucay

Asgjë e mirë nuk është falas…

Në qoftë se dëshiroj diçka të mirë për veten, atëherë duhet të di çmimin që duhet paguar për të. Sigurisht pagesa nuk kryhet gjithmonë me para (sepse në qoftë se nevojiteshin vetëm të holla, do të ishte aq e lehtë).

Nganjëherë çmimi është i lartë, i ulët ose nuk ka fare… Sepse asgjë e mirë nuk është falas…

Në qoftë se njerëzit përreth meje më ofrojnë diçka, në qoftë se më ndodh diçka e mirë, në qoftë se përjetoj gjendje të këndshme e të kënaqshme, kjo tregon se i kam fituar… i kam paguar, i kam merituar. Pagesa kryhet gjithmonë paraprakisht: të mirën që përjetoj, tashmë e kam paguar. Pagesë me këste nuk ka./AlbStroka.com/

vijon… je shumë i madh J.Bucay – të adhuroj pafundësisht…

© www.AlbStroka.com

Copyright © 2008-2018 AlbStroka.com

Scroll to top