You Are Here: Home » Mjekësi » Tre gjenet që fshihen pas dhembjeve të eshtrave

Tre gjenet që fshihen pas dhembjeve të eshtrave

Nga Lorena Stroka

Një ekip shkencëtarësh nga Skocia, ka arritur të zbulojë tre gjenet që shkaktojnë dhembje eshtrash. Sipas tyre, gjenet në fjalë përgjegjësohen për rregullimin e gjendjes së përgjithshme të eshtrave, si dhe shpjegojnë se pse zmadhohen dhe shtrembërohen. Hulumtuesit e  Universitetit të Edinburg-ut, përmes  shqyrtimit në mënyrë të detajuar të ADN-së së 1250 pacientëve që kishin probleme eshtrore, gjetën se “degjenerimet” e hasura në gjenet specifike shkaktonin dhembje të padurueshme. Gjithashtu, rezultatet e kërkimit kanë si qëllim të bëjnë me dije se sa i rëndësishëm është faktori i trashëgimisë në shfaqjen e dhembjeve të tilla./albstroka.com/

© AlbStroka.com

Copyright © 2008-2018 AlbStroka.com

Scroll to top