You Are Here: Home » Mjekësi » Transplant total fytyre dhe duarsh

Transplant total fytyre dhe duarsh

Nga Lorena Stroka

Një grup mjekësh francezë kryen me sukses transplantin e parë total të fytyrës dhe duarve. Marrësi (pacienti) është një djalë tridhjetëvjeçar, i cili kishte djegie serioze të shkallës së tretë në fytyrë dhe në duar, si pasojë e një aksidenti të rëndë ne (2004). Për shkak të dëmtimeve serioze që kishte marrë, mjekët i kishin prerë të gjithë gishtrinjtë e duarve. Ndërhyrja u realizua në 4-5 Prill, nga një ekip mjekësh, në spitalin Henry Mondor të Parisit, dhe i gjithë procesi zgjati plot 30 orë. Pacienti iu nënshtrua transplantit total, të qerpikëve të lartëm/poshtëm, përvep buzëve, gjë që realizohet për herë të parë në shkencën e mjekësisë. Sipas stacionit radiofonik France-info, pacienti ndodhet nën ndjekjen e vazhdueshme të mjekëve, dhe brenda dy javëve pritet të marrë veten gradualisht./albstroka.com/

© AlbStroka.com

Copyright © 2008-2018 AlbStroka.com

Scroll to top