You Are Here: Home » Mjekësi » Bukuri » TRAJTIM SPECIAL PËR ZBARDHJEN E SQETULLAVE, (EKSKLUZIVE)

TRAJTIM SPECIAL PËR ZBARDHJEN E SQETULLAVE, (EKSKLUZIVE)

albstroka-blog-maske-per-zbardhje-qsetullash-lorena-stroka-maska© Lorena Stroka

Përshëndetje të gjithëve!

Shkaqet që çojnë në humbjen graduale të ngjyrës natyrale të sqetullave janë të shumta, por, jo të panjohura:

1. Depilimi me brisk, përveçse nuk i heq nga rrënja, shton dhe numrin e qimeve të reja.

2. Përdorimi i deodorantëve përforcon efektin errësues të zonës.

3. Fërkimi i lëkurës me rroba sintetike ose pak të ashpra.

4. Qelizat e vdekura, të cilat në rast se nuk largohen në mënyrë natyrale, përveç errësimit të lëkurës mund të shkaktojnë akoma dhe inflamacion përmes akneve.

Për të nxitur zbardhjen e pjesëve të errëta të sqetullave, si fillim duhet të bëni një scrub special dhe pastaj të aplikoni një maskë të posaçme për rikthimin e ngjyrës natyrale…

Hapat që duhet të ndiqni:

Scrub për sqetullat

Në një filaxhan kafeje përzieni mirë së bashku 1 lugë çaj sodë buke dhe 1 lugë çaj vaj kokosi, derisa të formohet një pastë e trashë. Në vijim, aplikojeni në sqetulla dhe me lëvizje rrethore fërkojini lehtë për rreth 1-2 minuta. Pastaj shpëlahuni me ujë të vakët.

Maskë zbardhëse për sqetullat

Pasi të keni përfunduar me scrub-in (pastrimin lokal), përgatituni për maskën ndriçuese. Në një tas përzieni së bashku 2 lugë gjelle vaj qiqrash, 1 lugë gjelle lëng të freskët limoni, 1 lugë gjelle qumësht dhe 2 lugë gjelle pluhur kurkume. Mandej, aplikojeni në sqetulla duke e lënë të veprojë rreth 15-20 minuta. Në fund, shpëlahuni me ujë të ftohtë. Për efekte sa më të mira përsëriteni 2-3 herë në javë.

© AlbStroka.com

Copyright © 2008-2018 AlbStroka.com

Scroll to top