You Are Here: Home » Mjekësi » Bukuri » Trajtim popullor për variçet dhe celulitin

Trajtim popullor për variçet dhe celulitin

trajtim-popullor-per-variçet-dhe-celulitin-albstroka-blog-lorena-stroka-keshilla-sekrete-bukurie© Lorena Stroka

Përshëndetje të gjithëve!

Sipas ekspertëve gështenjat përmbajnë shumë substanca të dobishme, të cilat në kombinim me përbërësit e duhur mund të ndihmojnë në largimin e venave varikoze (variçet janë dilatacione (zgjerime) të venave me dredhje, që përfshijnë ndryshimet morfologjike dhe strukturore të mureve venoze) dhe celulitit.

Përbërësit

20 gështenja

1 litër konjak të fortë

Përgatitja

Pasi të shtypni gështenjat, hidhini në një vazo prej qelqi bashkë me konjakun duke i mbyllur hermetikisht për 40 ditë rresht. Gjatë kësaj kohe, mos harroni të hapni vazon 1 herë në javë dhe të trazoni përzierjen me ndihmën e një luge prej druri.

Pas 40 ditësh, kulloni përzierjen dhe mbani vetëm lëngun e mbledhur në një enë të pastër.

Aplikimi

Para çdo aplikimi tundni përzierjen. Në vijim, merrni një copë pambuk, zhyteni te lëngu dhe përhapeni mbi pjesët problematike, pa e fëkuar mbi venat varikoze. Për efekte sa më të mira, përsëriteni procesin disa herë në ditë./albstroka.com/

*Gjithashtu një  mënyrë tjetër natyrale për heqjen e e venave merimangë dhe varikozave është aplikimi lokal i kremit që ka si bazë çajin e disa bimëve: mirrës, hamamelisë, gështenjave të egra, selvisë dhe livandos.

© AlbStroka.com

Copyright © 2008-2018 AlbStroka.com

Scroll to top