You Are Here: Home » Mjekësi » Bukuri » TONIKU QË PËRSOSË LINJAT E FYTYRËS

TONIKU QË PËRSOSË LINJAT E FYTYRËS

toniku-qe-persose-linjat-e-fytyres-albstroka-blog-gjithcka-mbi-femrat-floket-fytyren-trupin-maska-receta-keshilla-natyrale-bukurie-shkrime-nga-lorena-stroka© Lorena Stroka

Përshëndetje të gjithëve!

Spray që i fal fytyrës shkëlqim, freski, hidratim dhe tonifikim, duhet përdorur çdo ditë, përgjatë gjithë muajve të vitit. Për shkak të kërkesave të shumta që ka, raftet e dyqaneve me produkte kozmetike janë të mbushura me preparate të tilla. Mirë kur mundesh, po kur gjendja financiare nuk të lejon të investosh në blerjen e tyre, si veprohet? Përveç asaj shprehjes popullore që thotë: “shih me sy e plas me zemër”, un jam e mendimit se në këto raste duhet vënë në zbatim plani i vetë-veprimit.

Në mënyrë të veçantë, përgatisni vetë një tonik natyral me përbërës kryesor xhelin aloe vera, një tonik fantastik që do të ndryshojë përditshmërinë tuaj, duke ju përmirësuar ndjeshëm linjat e fytyrës.

Përbërësit

-30 ml xhel aloe vera

-70 ml ujë trëndafili

-10 pika vaj esencial livandoje

Përgatitja

Në një shishe prej qelqi (me pompë) hidhni xhelin aloe vera, ujin e trëndafilit dhe përziejini mirë së bashku, pastaj, shtoni pikat e vajit esencial dhe vijoni me përzierjen derisa të krijohet një masë e trashë homogjene.

Spërkateni në fytyrë dhe qafë në çdo orë të ditës. Mund të përdoret dhe si locion pas demakijazhit (heqjes së grimit). Ruajeni në derën e frigoriferit./albstroka.com/

© AlbStroka.com

Copyright © 2008-2018 AlbStroka.com

Scroll to top