You Are Here: Home » Mjekësi » TONIKU NATYROR QË PARANDALON FTOHJET SEZONALE

TONIKU NATYROR QË PARANDALON FTOHJET SEZONALE

albstroka-tonik-natyror-per-parandalimin-e-ftohjeve-lorena-stroka-artikullshkrueseNga Lorena Stroka

Janë të paktë njerëzit që marrin masa parandaluese për ftohjet sezonale, shumica nis e shqetësohet vetëm pasi është sëmurur. Toniku i mëposhtëm, i cili është tepër i lehtë dhe i thjeshtë në përgatitje, është i pasur me vitaminë C, ka vepim antioksidant, antibakterial, anti-inflamator, ndihmon në përforcimin e sitemit vetëmbrojtës, në lehtësimin e kollitjes, shërimin e fytit, reduktimin e marramendjeve, si dhe në plotësimin e energjisë së humbur.

Përbërësit

gjysmë filxhani lëng portokalli të porsashtydhur (pa fibra)

1 majë luge xhenxhefil (pluhur)

2 lugë çaj mjaltë

1 majë luge kurkumë (pluhur)

Përgatitja

Në një enë prej qelqi përzieni së bashku të gjithë përbërësit e mësipërm dhe pastaj konsmojeni menjëherë. Preferoni ta pini çdo mëngjes./albstroka.com/

© AlbStroka.com

 

Copyright © 2008-2018 AlbStroka.com

Scroll to top