You Are Here: Home » ENCIKLOPEDI + » TOGFJALËSHI

TOGFJALËSHI

gjuhesi-albstroka-lorena-stroka-togfjaleshiTogfjalëshi është një njësi sintaksore e gjuhës.

Termin togfjalësh e ka sajuar gjuhëtari i njohur S. Floqi qysh në vitin 1968 (nga fjala tog, në emërore dhe fjalësh, në kallëzore). Ai është edhe i pari që iu qas në mënyrë shkencore- teorike kësaj njësie sintaksore. Lidhur me të ai e ka botuar në revistën “Studime filologjike”, nr. 1/1968, f. 75-84, studimin me titull “Çështje të teorisë së togfjalëshit në shqipen e sotme “. Ky studim është marrë pastaj për bazë edhe për kapitullin e veçantë të gramatikës universitare dhe për ato shkollore (për të gjitha nivelet), me disa ndryshime minimale.

Sipas S. Floqit,togfjalëshi është njësi sintaksore strukturore e përftuar nga bashkimi gramatikor dhe kuptimor i dy ose më shumë fjalëve kuptimplota të bashkuara me lidhjen e nënrenditjes, që tregon marrëdhënie midis sendeve, fenomeneve, proceseve e tipareve.wikipedia

Copyright © 2008-2018 AlbStroka.com

Scroll to top