You Are Here: Home » ENCIKLOPEDI + » ANTOLOGJI » THONË SE KURRË NUK ËSHTË VONË…

THONË SE KURRË NUK ËSHTË VONË…

Përktheu: Lorena Stroka, MA in Specialised Translation

Ai quhej Dhimitri dhe ajo Gjeorgjia. As ai dhe as ajo nuk ishin të rinj. Ai ishte shtatëdhjetë e pesë vjeç, ndërsa ajo shtatëdhjetë e një. Porsa i kishte mbushur javën e shkuar. Dhe ai ishte i vetmi që kishte shkuar në shtëpinë e saj me lule, jo se ishte i vetmi që e kishte kujtuar, por sepse ishte burri i vetëm në fshat. Dhe ajo e vetmja grua…

Ishte një nga ato fshatrat që shumë njerëz e kanë harruar. Ose ndonjë nga ato që e kujtojnë veç në muajt e verës. Ashtu si fëmijët e tyre. Tre fëmijët e Gjeorgjisë, dhe dy fëmijët e Dhimitrit. Në atë fshat mbetën vetëm ata të dy. Para pesëmbëdhjetë vjetësh kishte filluar një fenomen klasik, të vdisnin pleqtë dhe të largoheshin të rinjtë…

Në këtë mënyrë humbën gjitonët e tyre, miqtë e tyre, gruaja e Dhimitrit dhe para dy vjetësh burri i Gjeorgjisë. Dhe pas tre vdekjeve të tjera, mbetën ata të dy, të vetmit banorë në një fshat që më parë numëronte njëqind e njëzetë e tre shtëpi. Dhimitri rrinte në numrin nëntëmbëdhjetë, ndërsa Gjeorgjia në numrin gjashtëdhjetë e katër./AlbStroka.com/

vijon…

© www.AlbStroka.com

Copyright © 2008-2018 AlbStroka.com

Scroll to top