You Are Here: Home » Kuriozitete » THESARI I PERANDORIT MONTEZUMA!

THESARI I PERANDORIT MONTEZUMA!

Nga Lorena Stroka

Ekzekutimi i Spanjollëve nga Aztekët në Meksikë u bë më 1 korrik 1520, kur Hernando Cortes së bashku me forcat e tij u izoluan në kryeqytetin Tenochtitlán nga luftëtarët e përbetuar Aztekë.

Pas betejës së ashpër, Cortes urdhëroi luftëtarët e tij që të përgatisnin thesarët e Montezuma-s dhe t’ia mbathin natën. Për fatin e tyre të keq, nuk ia dolën dot mbanë. Aztekët i nuhatën dhe i sulmuan para se të largoheshin. Masakra që vijoi mbushi liqenin Tezcuco me trupat e pajetë  të Spanjollëve dhe thesarët e Montezumas.

Në përpjekje për të shpëtuar nga “thonjtë” e Aztekëve, ushtarët e tmerruar flaknin andej-këtej arkat me ar, argjend, gurë të çmuar dhe plot bizhu të tjera. Edhe pse pothuajse të gjithë luftëtarët e tij u vranë, Cortes, arriti t’i mbijetonte sulmit barbar… Një vit më vonë, u kthye i etur për hakmarrje bashkë me një grup burrash të fortë. Kur banorët i panë pushtuesit tek afroheshin, rendën të groposnin thesarin e qytetit përreth liqenit Tezcuco.

Sot, megjithëse shumë janë ata që e kanë kërkuar, ende s’e kanë gjetur. Thesari vazhdon të mbetet i fshehur për 5 shekuj me rradhë./AlbStroka.com/

© www.AlbStroka.com

Copyright © 2008-2018 AlbStroka.com

Scroll to top