You Are Here: Home » Të ndryshme » “The Language of God” – “Gjuha e Zotit”

“The Language of God” – “Gjuha e Zotit”

Nga Lorena Stroka

Raftet e librarive janë të përmbushura me botime të ndryshme, herë të vlefshme artistikisht, e herë të punuara bukur dizajnisht. Faktikisht, askush nuk mund ta mohoje se një kopertinë e bukur të tërheq, është ajo çka të shtyn ta shfletosh librin ëmbëlsisht, në qoftë se qëllon në përmbajtje analoge, atëhere ke fituar Lotto. Në të kundërt, rrudh buzët dhe e rivendos atje ku e gjen. Në rastin e neglizhimit të ambalazhit dhe kërkimit të vlerave të vërteta sfida është më e madhe. Kërkoni pra libra që ia vlejnë t’i lexoni, mund t’ju them me plot gojën se libri i mëposhtëm është një ndër ata që i lexon me një frymë. Libri në fjalë është i shkruar në anglisht dhe i përkthyer në shumë gjuhë të tjera, po nuk jam e sigurtë në qoftë se ky botim qarkullon edhe në shqip. Një nga arritjet më të mëdha në rrugëtimin bashkëkohor të Shkencave Biomjeksore konsiderohet përfundimi i studimit të gjenomit njerëzor, fakt i cili, sipas traditës së përgjithshme, do të ndikojë në përparimin e krijesave njerëzore në të gjithë brezat e ardhshëm. Dr Francis S. Collins është një nga gjenetistët kryesor të Amerikës, që për shumë kohë ka qenë kreu i Projektit të Gjenomit Njerëzor. Në librin e tij “The Language of God” – “Gjuha e Zotit”, arriti të paraqiste në mënyrë të kuptueshme të pakuptueshmet për të gjithë ata që ndihen të turbullt për sa i përket njohurive të tyre në strukturën gjenetike të gjenomit njerëzor, nga ana tjetër, raportoi unikisht në mënyrë të detajuar problematizimin e përgjithshëm shkencor dhe filozofik duke përshkuar me thjeshtësi absolute dhe sinqeritet të veçantë gjendjen e tij emocionale me (zbrit-ngjitjet e veta), para njohjes dhe pranimit të ekzistencës së Zotit dhe besimit tek ai. Shqyrton dhe refuzon opinione të ndryshme, nga ateizmi deri te kreacionizmi i Tokës së re, së bashku me Agnosticizmin, dhe ajo që mbizotëroi të quhej “Intelligent Design”. Sugjeron besim tek Shkenca dhe besim në një Zot aktiv, që krijoi njerëzimin me procese zhvillimi.

Copyright © 2008-2018 AlbStroka.com

Scroll to top