TEKNOLOGJIA NË JETËN TONË
Nga Lorena Stroka
Revista “Time” në bashkëpunim me Qualkomm “analizoi” 4.700 njerëz online dhe 300 të tjerë përmes telefonit në tetë vende të botës, midis 29 qershorit dhe 28 korrikut. Arsyeja? “Pse dhe sa ndikon teknologjia në jetën tonë?” Disa nga rezultatet janë vërtet impresionuese, duke zbuluar se sa raport të ngushtë kemi me teknologjinë.
- Një në katër persona e shikon celularin të paktën një herë në çdo gjysmë ore.
- 3/4 e të rinjve midis 25-29 vjeç, fle me celularin pranë shtratit.
- 19% e amerikanëve deklaroi se ‘sdo duronte pa celular as një javë, ndërsa 34% vetëm për disa orë.
- 17% e të anketuarve tha se e shikon celularin të paktën një herë gjatë ngrënies, pavarësisht se nga kush shoqërohet.
- 47% e Indianëve tha se e shikon celularin gjatë ndjekjes së ndonjë filmi. 10% e Anglezëve ra dakord.
- 32% deklaroi se parapëlqen të përgjigjet me SMS. 22% deklaroi se nuk i pëlqen t’u përgjigjet thirrjeve menjëherë, por të dërgojë më vonë një SMS ose e-mail.
- 75% e të rinjve midis 25-29 vjeç e ka përdorur celularin për të flirtuar. Shifra korrensponduese për moshat mbi 65 vjeç është 10%.
- 65% e prindërve beson se pajisjet elektronike i ndihmojnë që të bëhen prindër më të mirë./Albstroka/
© AlbStroka.com