You Are Here: Home » Mjekësi » TË DHËNA TË DOBISHME PËR VODKËN

TË DHËNA TË DOBISHME PËR VODKËN

LORENA-STROKA-ARTIKUJ-TE-DHENA-PER-VODKEN-BIOGRAFIA-WIKIPEDIA-KESHILLA-GAZETA-ALBSTROKANga Lorena Stroka

Vodka është një ndër pijet alkoolike më të pëlqyera në të gjithë botën, e cila pihet veçmas ose e përzier me pije të ndryshme. Emri i saj vjen nga rusishtja voda, që do të thotë ujë dhe është pije kombëtare e Polonisë dhe Rusisë. Të dhënat e mëposhtme, përveçse do të shtojnë kënaqësinë e atyre që e konsumojnë, do të nxisin dhe dëshirën e shumë të tjerëve për ta provuar atë.

  • Vodka nuk përmban sheqer, yndyrë, kolesterol, natrium apo karbohidrate. Është e përbërë vetëm nga etanoli dhe uji.
  • Është cilësuar si pija me numrin më të ulët të kalorive. Një gotë vodkë përmban rreth 85 kalori, të cilat vijnë nga vetë alkooli.
  • Vodka rrit rrjedhjen e gjakut në zemër dhe krijon  nivele më të mira të kolesterolit HDL (lipoproteina me densitet të lartë).
  • Konsumi i vodkës është më i shëndetshëm sesa i verës. Vera e kuqe mund të ndihmojë në zgjerimin e enëve të gjakut, por vodka është ajo që rrit në të vërtetë rrjedhjen e gjakut, plus që përmban më pak kalori sesa vera.
  • Vodka forcon poret e lëkurës dhe largon yndyrën e tepërt.
  • Është e njohur për vetitë e saj antiseptike. Mund të ndihmojë në shërimin e plagëve dhe parandalimin e infeksioneve.
  •  Është tepër e dobishme për pastrimin e pothuajse gjithçkaje në shtëpi, duke filluar nga vaska, jastëkët e deri te dyshekët.
  • Zvogëlon stresin. Një studim i vitit 1997 tregoi qartazi se konsumi i moderuar i vodkës reduktonte ndjeshëm stresin.
  • Vodka mund të prodhohet nga çfarëdolloj ushqimi i fermentuar që përmban sheqer ose niseshte, dhe pastaj distilohet për të rritur përmbajtjen e alkoolit. Shumica e vodkave sot prodhohen nga farat, ose nga patatet./albstroka.com/

© AlbStroka.com

Copyright © 2008-2018 AlbStroka.com

Scroll to top