You Are Here: Home » Mjekësi » TË DHËNA INTERESANTE PËR TRURIN!

TË DHËNA INTERESANTE PËR TRURIN!

te-dhena-interesante-mbi-trurin-shkrime-nga-lorena-stroka-biografia-wikipedia=facebook-gazeta-albstrokaNga Lorena Stroka

Truri përbën pjesën më të madhe e të rëndësishme të sistemit qendror nervor, pasi prej tij varet funksioni i shumicës së organeve të trupit të njeriut. Ja disa të dhëna interesante lidhur me të:

Trupi i njeriut nevojitet rreth 20 vjet për t’u “pjekur.”

Gjatë shtatzënisë, truri i foshnjës fiton 8000 qeliza të reja për sekondë.

Truri i njeriut është “gjëja” më e përparuar në universin e njohur.

Të sapolindurit mund të njohin fytyrën e nënës së tyre, vetëm disa orë pas lindjes.

Gjatë shtatzënisë, truri i fetusit percepton dy ngjyra, të bardhën e të zezën. Por, sytë e tij janë mjaft të ndjeshëm, për të dalluar dritën e zbehtë që kalon përmes barkut të nënës së tij.

Në momentin e lindjes, truri i njeriut disponon të gjitha qelizat e trurit që do të ketë nevojë gjatë gjithë jetës së tij.

Truri u jep “komandë” qepallave që të puliten 20 herë në minutë, çdo pulitje zgjat rreth gjysmë sekonde.

Çdo qelizë truri komunikon mesatarisht me 10.000 qeliza të tjera truri./albstroka.com/

© AlbStroka.com

Copyright © 2008-2018 AlbStroka.com

Scroll to top