You Are Here: Home » ENCIKLOPEDI + » ANTOLOGJI » TË DASHURËS SË PAVDEKSHME – letër dashurie

TË DASHURËS SË PAVDEKSHME – letër dashurie

Përktheu: Lorena Stroka, MA in Specialised Translation

 Mëngjes 6 korrik

Engjëlli im, gjithçka imja, vetja ime – sot vetëm dy fjalë me laps (lapsin tënd) – streha ime do të jetë gati nesër. Sa gjë e neveritshme është të shpenzosh për çështje të tilla kur e kërkon nevoja. A mundet dashuria jonë të rezistojë pa sakrifica, pa kërkuar asgjë?

A mund ta ndryshosh e të bëhesh e tëra imja, e unë tërësisht i yti? Oh, zoti im, shiko natyrën e bukur dhe përqëndro mendimin te e pashmangshmia. Dashuria kërkon gjithçka dhe me të drejtë, kështu është për mua me ty, dhe për ty me mua – veçse ti harron kaq lehtë, sa më duhet të jetoj për ty dhe për mua (…)

…Gjoksi me gufon nga gjithë këto që dua të të them – ka çaste që as fjalët që gjej s’përshkruajnë dot atë që ndiej. Shkëlqe – qëndro thesari im i vetëm, gjithçka imja, siç jam dhe unë për ty. Çdo gjë tjetër duhet të na e dërgojnë zotat./AlbStroka.com/

Besniku yt,

Ludwing van Beethoven

© www.AlbStroka.com

Copyright © 2008-2018 AlbStroka.com

Scroll to top