You Are Here: Home » ENCIKLOPEDI + » ANTOLOGJI » Të dashurës së martuar: “Ndërsa unë do të të kujtoj gjithmonë…”

Të dashurës së martuar: “Ndërsa unë do të të kujtoj gjithmonë…”

Përktheu: Lorena Stroka, MA in Specialised Translation

“Të dua, mike. Në qoftë se do unazat dhe gjërat e tua pas, do të t’i kthej sado që të më dhemb ndarja nga ato. Nuk kam ndërmend të të harroj. Nuk do të martohem sado që të duash fundin mes nesh. Nuk i humb shpresat. Nuk je plakë siç thua. Të jem me ty nuk do të thotë se marr vetëm trupin tënd. Je mjaft e madhe që trupi yt të kapërceje shpirtin tënd të madh. E dua dhe shpirtin tënd. Më ndihmon… Fletoret dhe letrat e tua dua t’i mbaj. Nuk dua të t’i kthej pas. Kam merak për ty dhe të dua çmendurisht.
Do gjej fuqinë që mos të të trondis më shumë, në qoftë se gjërat do të ndërlikohen, do të lë të jetosh e qetë me burrin dhe fëmijët e tu dhe unë do të largohem. Dhe atëherë do të doja të fshije dhe kujtimin./AlbStroka.com/
Ndërsa unë do të të kujtoj gjithmonë…”
 

P.S: Disa vite më vonë, gruaja e martuar u vetëvra… mohoi dashurinë e saj dhe qëndroi e martuar deri në fund, vetëm dhe vetëm për tre fëmijët e saj…

© www.AlbStroka.com

Copyright © 2008-2018 AlbStroka.com

Scroll to top