You Are Here: Home » Posts tagged "maska-fytyre"

ÇFARË VAJI TË ZGJEDHIM NË BAZË TË TIPIT TË LËKURËS, (II)

© Lorena Stroka Përshëndetje të gjithëve! Epo nuk thotë kot populli: "Mukajeti të lë pa martuar!" :D Kështu edhe kjo puna ime! Edhe pse në stick kam një 'mal' shkrimesh të përgatitura, kur vjen koha për t'i postuar, çuditërisht, bëhem aq përtace sa nis justifikimet: hë se po s'munde sot, ditë është dhe nesër... E disi kështu nga shtyrja për një ditë, kalojmë në atë për një vit! Nejse për të mos ju lodhur më ...

Read more

KREMI SHTËPIAK QË MINIMIZON RRUDHAT BRENDA 1 MUAJI

© Lorena Stroka Përshëndetje të gjithëve! Po më gjetët qoftë dhe vetëm një njeri bashkëkohor që nuk do të duket bukur, për besë, do ta kthej botën përmbys, për t'i ngritur një shtatore si person i jashtëzakonshëm. Është gati e pamundur që mes nesh të ekzistojë një i tillë (me përjashtim të të egërve të xhunglës). Të dukurit bukur, sidomos në kohët e sotme, nuk përbën më një ëndërr e paprekshme, me shpenzime ...

Read more

MASKË BIO PËR NJË FYTYRË TË PASTËR DHE PA RRUDHA

© Lorena Stroka Përshëndetje të gjithëve! Si vapë që është, një kurë shtesë e do lëkura e shkretë. Gëzimet, hidhërimet, dimrat e beharet, dashur padashur lenë shenjat e tyre mbi ne, duke na bërë të mos dimë se nga t'ia mbajmë. Të kamurit e mbajnë frymën te kirurgu plastik, ndërsa të skamurit, e shumta deri te ndonjë shitore për të siguruar ushqimin e ditës. Mirëpo kjo vështirësi nuk duhet keqkuptuar, sepse ...

Read more

SI TË HIQNI NË PAK KOHË RRUDHAT PERIORBITALE (NË ANËT E SYVE)

© Lorena Stroka Përshëndetje të gjithëve! Ç'është kjo punë, po si kaloi gati një muaj pa postuar asgjë në rubrikën e bukurisë?! As vetë nuk më besohet, mungesa kaq të gjata, kam kohë pa bërë, mbase dhe vite (diku nga 2012 më duket se pata bërë një shkëputje 2-3 mujore nga faqja). Gjithsesi këtë herë ndikoi edhe problemi me këmbën (do më thoni, po pse me këmbë shkruan ti moj motër?!) Jo, po ja ishte një just ...

Read more

PASTË PASTRIMI SIPAS LLOJIT TË FLOKËVE

© Lorena Stroka Përshëndetje të gjithëve! Larja e flokëve me sapun apo shampo nuk është asnjëherë e mjaftueshme. Gjithmonë do të nevojitet një metodë extra për largimin e substancave kimike të depërtuara në fije përmes produkteve kozmetike. Në rast se nuk merret asnjë masë parandaluese, pasojat do të jenë të pashmangshme: rritja e yndyrës, hollimi i fijeve dhe rënia graduale, do të jenë vetë disa prej tyre! ...

Read more

MASKË PASTRIMI PËR TË GJITHA LLOJET E LËKURËS

© Lorena Stroka Përshëndetje të gjithëve! Mos harroni, së paku një herë në javë është mirë të aplikohet një maskë pastrimi për ruajtjen e shëndetit të lëkurës. Ku ka më mirë se sa të përgatitet nga duart tuaja, me produkte të virgjëra të nënës natyrë. E veçanta e kësaj recete është përshtatshmëria dhe efekti që jep në çdo lloj lëkure. Në këtë pikë, ia vlen të përmendet, se mjalti ka një enzimë natyrale, e c ...

Read more

MASKA QË HEQ RRUDHAT MË MIRË SE SA BOTOX-i!

© Lorena Stroka Përshëndetje të gjithëve! Mendoni se ka ardhur koha për të bërë botox? Largojeni nga mendja këtë mendim, sepse maska që po ju sjell sot, do të mbushë rrudhat e fytyrës suaj më mirë se sa botox-i! Nga të gjitha maskat që përgatiten në kushte shtëpie, besoj se kjo është më efikasja për sa i përket dukshmërisë. Pamja e ripërtërirë e lëkurës do t'ju befasojë më shpejt nga sa mund ta imagjinoni. ...

Read more

SI TË HEQIM RRUDHAT TE PJESA E SYVE

© Lorena Stroka Përshëndetje të gjithëve! Qëllimi i gabimeve është mospërsëritja e tyre në të ardhmen – kështu nuk themi të gjithë? Sa prej nesh i qëndrojnë besnikë kësaj thënieje tipike?! Besomëni fare pak! Ves i keq, pakujdesi, papjekuri, mungesë serioziteti, rrezikshmëri – sido që ta quani, përsëri do të keni të drejtë. Për fat të keq, këtu e shumë vjet, bëj pjesë tek ata personat që kur dalin nga shtëpi ...

Read more

KREM NË KUSHTE SHTËPIE PËR LËKURA TË NDJESHME E TË THATA

© Lorena Stroka Përshëndetje të gjithëve! Si është më mirë të kesh lëkurë të yndyrshme apo të thatë? Duke qenë se vetë bëj pjesë te personat me lëkurë të ndjeshme e të thatë, mund të them me bindje të plotë se nevojitet kujdes jashtëzakonisht i madh për të mbajtur larg krijimin e rrudhave, sidomos kur bën ftohtë dhe dehidratimi është i pashmangshëm. Nga ana tjetër, lëkura e yndyrshme, është më elastike, më ...

Read more

SUPER-SEKRETE BUKURIE NGA E TËRË BOTA

© Lorena Stroka Përshëndetje të gjithëve! Kaloi Shën Valentini, aq  e pati edhe ai i uruari! Erdhi sa për të na bërë pak rrëmujë, pse jo, për të na zbrazur xhepat me blerjen e (zh)veshjeve festive, dhe në të gdhirë na la shëndenë. Në të vërtetë, më të privilegjuarit e kësaj dite janë meshkujt, të cilët pasi trajtohen tërë natën si "sulltanë", në mëngjes, ngrihen të ripërtërirë, gati për nderime të tjera... ...

Read more

Copyright © 2008-2018 AlbStroka.com

Scroll to top