You Are Here: Home » Mjekësi » Kamera mikroskopike në tabletë lokalizon tumore

Kamera mikroskopike në tabletë lokalizon tumore

                                           Nga Lorena Stroka

Kamera mikroskopike e trupëzuar në një tabletë që quhet PillCam Colon mund të zbulojë tumore mallinjë në zorrë të trashë dhe anus. Në kërkim morën pjesë 320 persona vullnetarisht të cilët kishin probleme të trashëguara në zorrën e trashë ose kishin probabilitete të mëdha të shfaqnin probleme në të ardhmen. Vullnetarëve i’u dha tableta PillCam Colon, ndërsa më vonë i’u nënshtruan kolonoskopisë që të bënin krahasimin e rezultateve. Sipas konkluzioneve mjekësore, tableta me kamerën e trupëzuar mund të lokalizojë me sukses tumoret, megjithatë kolonoskopia mbetet një ndër metodat me rezultatet më të sigurta. Sipas përfundimeve  të kërkimit shkencor tableta e shoqëruar me kamer arriti të zbulonte vetëm 14 tumore mallinjë nga 19 gjithësej që u zbuluan me metodën e kolonoskopisë.

Copyright © 2008-2018 AlbStroka.com

Scroll to top