You Are Here: Home » Mjekësi » SUPER-USHQIMET QË JU MBROJNË NGA ÇDO SËMUNDJE

SUPER-USHQIMET QË JU MBROJNË NGA ÇDO SËMUNDJE

super=ushqimet-qe-ju-mbrojne-nga-çdo-semundje-albstroka-blog-mjekesi-lorena-stroka-gazetare-poete-perkthyeseNga Lorena Stroka

Në vend që të konsumoni çdo lloj ushqimi, zgjidhni vetëm ato që ju sigurojnë mbrojtje shëndeti dhe rritje të metabolizmit tuaj… të ashtëquajturat super-ushqime!

Rrepkat

Janë të pasura me fibra bimore, vitaminë C , kalium si dhe kanë numër të ulët kalorish. Konsumojini të plota ose të prera në rrathë brenda sallatës tuaj.

Angjinarja

Është një burim i shkëlqyer i fibrave bimore dhe vitaminave A dhe K. Gjithashtu, bën pjesë në 10 ushqimet më të pasura në antioksidantë. Gatuajeni me pakëz kripë ose hajeni tërësisht të gjallë.

Qepët e njoma

Qepëte njoma bashkë me hudhrat me sa duket luajnë rol të rëndësishëm në parandalimin e kancerit. Shtojini në sallatrat tuaja të preferuara.

Karotat

Karotat janë të pasura me vitaminë A, E dhe kalium. Gjithashtu, kanë përmbajtje të lartë karbohidratesh, fosfori dhe kalciumi. Konsumi i tyre, përveç të tjerave, përmirëson dhe shikimin./albstroka.com/

© AlbStroka.com

 

Copyright © 2008-2018 AlbStroka.com

Scroll to top