You Are Here: Home » Mjekësi » STUDIM: CILA VITAMINË NXIT SHTIMIN E PUÇRRAVE?

STUDIM: CILA VITAMINË NXIT SHTIMIN E PUÇRRAVE?

lorena-stroka-shkrime-albstroka-blogNga Lorena Stroka

Kemi lexuar dhjetra studime që shpjegojnë mënyrën e funksionit të akneve, arsyet e shfaqjes, akoma dhe metoda të ndryshme për zvogëlimin apo eliminimin e simptomave të tyre. Por, asnjë hulumtim deri më tani, nuk kishte arritur të identifikonte bindshëm lidhjen mes një vitamine të veçantë dhe shumimit të akneve.

Sipas një studimi të kryer nga UCLA, dhe botuar në revistën Science Translational Medicine, vitamina B12 ndryshon veprimtarinë e bakterit Propionibacterium acnes (P. acnes), i cili shkakton sekretimin e një kompleksi inflamtor nga organizmi dhe që çon në akne.

Ky bakter “mbretëron” në mesin e atyre që bashkëjetojnë në lëkurën tonë. Në vijim, hulumtuesit analizuan hollësisht nivelin mikrobial, çfarë ndodh në gjenet e këtyre baktereve dhe nëse sjellja e tyre ndikon në shfaqjen e puçrrave.

Aty gjetën se rritja e sasisë së vitaminës B12 në organizëm (mundësisht nga marrja e ndonjë shtese vitaminash) mund të ndryshojë aktivitetin e metabolizmit të baktereve të lëkurës. Kjo e bën bakterin P. acnes të prodhojë sasi të tepërt të një kompleksi inflamator që përgjegjësohet për puçrrat e fytyrës./albstroka.com/

© AlbStroka.com

Copyright © 2008-2018 AlbStroka.com

Scroll to top