You Are Here: Home » Mjekësi » STUDIM: SA MË TË GJATË E KENI, AQ MË TË MBROJTUR JENI

STUDIM: SA MË TË GJATË E KENI, AQ MË TË MBROJTUR JENI

keshilla-nga-lorena-stroka-facebook-biografia-wikipedia-dobite-e-mjekres-gazeta-albstrokaNga Lorena Stroka

Një studim i kohëve të fundit, i kryer në Universitetin e Queensland, në Australi, ka treguar se mjekra përveç pamjes tërheqëse që i jep fytyrës së një mashkulli, është edhe mjaft e dobishme për shëndetin. Në mënyrë të veçantë ajo ju ofron 90-95% mbrojtje nga rrezet e rrezikshme ultravjollcë, me faktor mbrojtës deri në 21.

Në një prononcim të dhënë për The Independent, profesor Parisi shpjegon se pavarësisht se mjekra nuk ka efektin e mirëfilltë të një kremi antisolar, mund të cilësohet si një faktor i rëndësishëm parandalues i rrezeve ultravjollcë.

Në të njëjtën kohë, dr. Adam Friedman, analizon arsyet pse mjekra ngadalëson procesin e plakjes, duke e mbajtur lëkurën të re dhe pa rrudha: “Duke qenë se ekspozimi në diell përbën shkak kryesor për shfaqjen e shenjave të plakjes dhe lezioneve të lëkurës, pasja e një mjekre të trashë e të dendur, është mënyra më e mirë për ta mbajtur atë gjithnjë rinore.”/albstroka.com/Rrjedhimisht, sa më të gjatë e keni, aq më të mbrojtur jeni!

© AlbStroka.com

Copyright © 2008-2018 AlbStroka.com

Scroll to top