You Are Here: Home » Mjekësi » STUDIM: NJERIU VIJON “TË JETOJË” DY DITË PAS VDEKJES SË TIJ?

STUDIM: NJERIU VIJON “TË JETOJË” DY DITË PAS VDEKJES SË TIJ?

albstroka-blog-lorena-stroka-shkrime-biografia-foto-wikipediaNga Lorena Stroka

Sipas një studimi të ri të kryer në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, qindra gjene vijojnë të kenë shenja intensive aktiviteti akoma dhe dy ditë pas vdekjes së një organizmi të gjallë.

Zbulimi i mësipërm përveçse është mjaft rrëqethës, hap edhe shtigje të reja për… botën tjetër!

Sipas specialistëve, gjetja në fjalë mund të sjellë çoroditje në procesin e transpalntimit të organeve, në analizat mjeko-ligjore që shërbejnë për përcaktimin e saktë të kohë-vdekjes, akoma dhe në vetë përkufizimin e jetës, pasi në një organizëm që është cilësuar mjekësisht i vdekur, ADN-ja e tij mund të jetë ende aktive për një kohë të gjatë.

Gjatë kryerjes së eksperimentit në peshq-zebra, shkencëtarët vërejtën diçka të pazakontë. Në mënyrë të veçantë, konstatuan se 548 gjene peshqish dhe 515 gjene brejtësish ishin aktive deri në 48 orë pas vdekjes së kafshëve të përdorura për eksperiment, domethënë në kohën kur pjesa tjetër e ADN-së po shpërbëhej.

Madje shumë prej qelizave “të zgjuara” pas vdekjes duket se kanë lidhje indirekte me kancerin dhe rritjen e embrionit, por nuk është e qartë se pse kjo ndodh.

Studime të mëparshme në njerëz kanë treguar se disa gjene janë ende aktive të paktën 12 orë pas vdekjes.

Megjithëse deri më sot besohej se vdekja vjen kur ndalon funksioni i zemrës dhe i trurit, në qoftë se shumë prej këtyre gjeneve jetojnë ende, atëherë shkencëtarët duhet të fillojnë të vetëpyeten se kur dikush konsiderohet vërtet i vdekur?!/albstroka.com/

© AlbStroka.com

Copyright © 2008-2018 AlbStroka.com

Scroll to top