You Are Here: Home » Mjekësi » STUDIM I FUNDIT: ÇFARË TREGON MOSHA PËR SHPESHTËSINË E MARRËDHËNIEVE INTIME?

STUDIM I FUNDIT: ÇFARË TREGON MOSHA PËR SHPESHTËSINË E MARRËDHËNIEVE INTIME?

Couple going upstairs to the bedroomNga Lorena Stroka

Sa të martuarit po aq dhe të pamartuarit me siguri vetëpyeten ndonjëherë: “Sa herë në javë është mirë që të kryejmë marrëdhënie seksuale? ” Numri “magjik” varet nga disa faktorë, siç janë mënyra e jetesës, shëndeti, sjellja seksuale dhe mosha.

Një studim i Institutit Kinsey tregoi se mosha mund të veprojë si “parashikues” për frekuencën mesatare të takimeve seksuale. Ajo varion nga një herë në javë deri në një herë në muaj.

Hulumtuesit e Institutit Kinsey konstatuan se:

Personat midis 18 dhe 29 vjeç kryejnë më shumë seks, mesatarisht 112 herë në vit, ose rreth dy herë në javë.
Personat e moshës 30-39 vjeç e bëjnë 86 herë në vit, që është e barabartë me 1.6 herë në javë.
Ndërsa personat nga 40-49 vjeç bëjnë seks vetëm 69 herë në vit.

Natyrisht, kjo rënie e shpeshtësisë së takimeve seksuale përkon me rritjen e moshës. Përgjegjësitë familjare, presionet e përditshme dhe sëmundjet bëhen gjithnjë e më të rënda për trupin dhe mendjen. Një studim zbuloi se ndryshimet fizike që ndodhin ndërsa vitet kalojnë ndikojnë në përvojën tonë të përgjithshme seksuale.

“Në thelb, ajo që kemi mësuar nga këto studime është se ndërsa plakemi, gjasat për të zhvilluar sëmundje kronike rriten. Kjo, nga ana tjetër, ndikon negativisht në shpeshtësinë dhe cilësinë e aktivitetit seksual “, shkruan doktor Justin Lehmiller nga Instituti Kinsey.

Martesa luan një rol kryesor:

34% e çifteve të martuara kryejnë marrëdhënie intime 2-3 herë në javë.
45% bëjnë seks disa herë në muaj.
Dhe vetëm 13% e bëjnë disa herë në vit.

Edhe pse çiftet mund të fillojnë të bëjnë më pak seks ndërsa plaken, gratë raportojnë se jeta e tyre seksuale sa vjen e përmirësohet. Një studim i vitit 2016 tregoi se kjo ndodh për faktin se gratë, ndërsa plaken, ndihen më të rehatshme me trupin e tyre. Kjo i bën ato të shprehen seksualisht më me ndershmëri si dhe të komunikojnë troç nevojat e tyre për seks. Kjo do të thotë që, gratë përqendrohen më pak te shpeshtësia dhe më shumë në aspektet e tyre emocionale dhe personale, pse jo dhe në përmbushjen e fantazive më të çmendura seksuale.

“Seksi në çdo moshë mund të jetë i dobishëm. Pavarësisht nëse frekuenca në një çift është e reduktuar, e lartë ose thjesht mesatare. Mosha  i lejon partnerët seksualë të përqëndrohen më shumë te cilësia sesa te sasia. Në fund të fundit, kontaktet e shpeshta por të vakëta, mund të çojnë në pakënaqësi seksuale,ndërsa seksi i shkëlqyer, qoftë dhe paksa i rrallë, mund të jetë i mjaftueshëm për të mbajtur zjarrin ndezur”, shtojnë ekspertët./albstroka.com

© AlbStroka.com

Copyright © 2008-2018 AlbStroka.com

Scroll to top